Videoskandali / "Biznese dhe para për fëmijët e tyre, si e korruptoi Becchetti Gjykatën e Arbitrazhit”

Francesco Becchetti investoi shuma të mëdha parash për të krijuar mundësi biznesi për njerëzit pranë anëtarëve të arbitrazhit, në këmbim që këta të fundit, të zgjidhnin një president në favor të tij, në arbitrazhin kundër shtetit shqiptar. Skandalin e nxjerr në dritë një videoregjistrim ku rrëfehet një nga bashkëpunëtorët e Becchetit, Marco Giontella. Giontella tregon me zë dhe me figurë se si Beccheti dhe miqtë e tij, pasi kishin ndikuar në emërimin e dy gjyqtarëve të paracaktuar prej tyre, iu afruan sekretarin të institucionit të arbitrazhit, i cili kishte rolin e tij për të përzgjedhur gjyqtarin e tretë. Me paratë e tij, Becheti u krijonte biznese dhe startupe fëmijëve të njerëzve kyç në arbitrazh, kryesisht në fushën e energjisë.

Me një premisë të detyrueshme: bëhet fjalë për akuza dhe deklarata që nuk janë mbledhur nga një prokurori dhe që duhet të kalojnë ende filtrin e drejtësisë. Biznesmeni që sot kërkon 100 milionë euro nga Shqipëria, i paramendonte qëllimisht skemat e arbitrazhit për t'i fituar më pas përmes lidhjeve korruptive.

Biseda e regjistruar:

Agent: Le të kuptoj drejt. Sekretari i përgjithshëm i ICC-së, ose, nga ajo që kuptova sot, sekretari i institucionit të arbitrazhit zgjedh të tretin (gjyqtarin).

Mr Giontella: Po.

Agent: Presidentin.

Mr Giontella: Po.

Agent: Si e siguroi klienti juaj që ky sekretar i institucionit të arbitrazhit zgjodhi presidentin që ai donte? Njërin ose dy.

Mr Giontella: Sepse ata kishin kontakte.

Agent: Me...

Mr Giontella: Po.

Agent: Jo, me...

Mr Giontella: Me miqtë e tij.

Agent: Me miqtë e sekretarit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të institucionit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të institucionit të arbitrazhit?

Mr Giontella: Po, po, po.

Agent: Pra, ai njeh dikë që njeh sekretarin e...

Mr Giontella: Miqtë e tij.

Agent: Miqtë e tij, ai i njeh.

Mr Giontella: Po.

Agent: Dhe ai zgjodhi për llogari të klientit tuaj.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Njërin dhe dy? Njërin ose dy?

Mr Giontella: Dhe jo tre dhe katër.

Agent: Jo tre dhe katër.

Mr Giontella: Dhe jo tre dhe katër.

Agent: Dhe njërin dhe dy, e njohin klientin tuaj? Janë, ata...

Mr Giontella: Një dhe dy.

Agent: Janë miq, mbështesin njëri-tjetrin?

Mr Giontella: Po, mbështesin. Mbështesin.

Agent: Dhe miqtë e sekretarit të institucionit të arbitrazhit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Si do ta bënin këtë? Po ata, gjithashtu kanë një marrëdhënie?

Mr Giontella: Vetëm marrëdhënie. Vetëm. Vetëm.

Agent: Dhe, a do të ishte gjithashtu duke u dhënë atyre?

Mr Giontella: Shiko, 200 milionë që ata fituan dhe Deutsche Bank i pagoi.

Agent: Nga Deutsche Bank, po.

Mr Giontella: Gjysma, janë përdorur, janë përdorur për të ndërtuar arbitrazhin tjetër. Për të ndërtuar.

Agent: Marrëdhënien.

Mr Giontella: Mundësinë dhe marrëdhënien, për ta menaxhuar.

Mr Giontella: Po, ai ka investuar shumë para për të krijuar mundësi biznesi për asociatët e komiteteve të institucionit të arbitrazhit, për të siguruar ndikim mbi përzgjedhjen e një presidenti të favorshëm. Por, për të dhënë punë, duhet të krijosh diçka. Sepse nuk mund të japësh punë pa krijuar mundësi. Duhet të krijosh mundësi pune. Dhe për të krijuar këtë mundësi, ai ka investuar shumë para.

Agent: Po, më jep një shembull. Çfarë mundësie? Çfarë ke në mendje?

Mr Giontella: Po. Mundësi, do të thotë të krijosh një aktivitet. Një aktivitet që të mundësojë që fëmijët e këtyre njerëzve të nisin këtë aktivitet.

Agent: Pra, si një aktivitet fillestar?

Mr Giontella: Po. Si një..., po, po, po.

Agent: Pra, ai i përdori.

Mr Giontella: Sepse është një person që punon me energji dhe energji të gjelbra, ose me lloj-lloj energjish. Dhe ata kanë shumë iniciativa, start-up, teknologji të re.

Agent: Pra, i vendosi ata para një prej iniciativave të tij.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Si përfaqësues të parë.

Mr Giontella: Po, po, po.

Agent: Ku ata mund të bëjnë para.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Dhe ata janë fëmijët e njerëzve që ai njeh.

Mr Giontella: Po, të njerëzve, po.

Agent: Që njohin sekretarin e institucionit të arbitrazhit.

Mr Giontella: Po, po, po, po.

Agent: Kush arriti?

Mr Giontella: Pra, kontakti ishte...

Agent: Përmes atyre.

Mr Giontella: Po.

Agent: Dhe ai emëroi një dhe dy.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të cilët ai i njihte më parë, të cilët kishin një marrëdhënie.

Mr Giontella: Po. Po, kjo është. Kjo është.

Agent: Dhe fondi, natyrisht, kështu fitojnë para. Por nëse... ju... klienti juaj, në këtë rast, është në gjendje të zgjedhë arbitrin. Pra, natyrisht, të gjithë mund të zgjedhin arbitrin, por sigurisht që bëhet e mundur që ai të jetë në anën e tij, apo jo? Nuk është vetëm marrëdhënie, apo jo?

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Tanguli: 10/11/2024 08:11

    O partia sumēs po ne po flasim pēr interesin e Shqipris jo pēr Edi pallēn o partia sumēs o tok e xanme.

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 09/11/2024 14:36

    Po mir pra ça bēhet tani me ktē bir kurrrve Beketin tani ? ? ? Pse nuk arestohet nga shteti i çokollatave Belgjika ? Po kta flliqsirat : shukulluku ulluku i wc , Konja Andi Bushati , fantomasi Fevziu çar do thon tani kta jashqitje tē kombit. Qē mbronin birin e kurrrvēs Beketin e shanin Edi Raman ku jan kta bira kurrrvash tani ?

    Përgjigju
    • Partia: 09/11/2024 17:20

      Ore mos fjali atij Ethem Lala dhe i Mara emigrante ne Itali, se edhe ti si ato, i paske leshu pllakat. Te na rroje partia dhe shoku Edi.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?