Një aksion i Europol i shtrirë në Belgjikë, Rumani, Zvicër, Itali dhe Shqipëri ka bërë të mundur shkatërrimin e një Bande që grabiste me dhunë banesat.
Grupi vepronte në disa shtete të Europës dhe drejtohej nga shqiptarët.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 4 persona, të cilët ishin pjesë e bandës kriminale që dyshohet se ka kryer më shumë se 40 grabitje banesash. Numri i personave që bënin vjedhjet është më i madh dhe sipas EUROPOL po punohet për arrestimin e autorëve të tjerë.
Deri më tani ata mendohet se kanë grabitur produkte kozmetike që kapin një vlerë prej 100.000 euro.
Grabitësit pasi hynin në shtëpi të ndryshme merrnin sende me vlerë, si ora, bizhuteri etj. Europol thotë se anëtarët e kësaj bande, në momentin kur shikonin që kishte banorë në shtëpi, i qëllonin në mënyrë të dhunshme duke i plagosur.
Shqiptarët qe kishin dhe rolin kryesor në këtë grup hapnin dyert dhe më pas bënin grabitjet.
Synimi i këtyre skifterëve kanë qenë vilat luksoze, ku merrnin të gjitha sendet me vlerë.
Arrestimet janë bërë në 3 banesa në Rumani, ku grupi kishte bazën e tyre. Në momentin e arrestimit të 4 skifterëve u janë gjetur orë, produkte kozmetike me vlerë si dhe shumë sende të tjera.
Për arrestimin e kësaj bande kriminale janë angazhuar ekspertë nga disa shtete të Europës, por edhe nga Shqipëria.
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët janë pjesë e grupeve që bëjnë grabitje banesash. Synimi i tyre kanë qenë shtete se Italia, Belgjika dhe Zvicra.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO