SARANDË- Report Tv siguron ekskluzivisht videon dhe foton e skifterit Ben Sula që ka kryer deri tani 22 grabitje në Sarandë. 19 të dokumentuara 3 nga të cilat po hetohen.

Sipas videove të siguruara skema e përdorur të 45-vjeçarit Ben Sula ka qenë veshja si endacak ose turistë nga ora 01:00 e natës deri në orët e para të mëngjesit në orën 04:00. Sula ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vjedhje.

Rinte në plazh afër turisteve pikaste dhe mësonte intinerarin e tyre të lëvizjes dhomat dhe kryente vjedhjet. Në 5 mëngjes merrte autobusin dhe vinte në Tiranë dhe shiste sendet e vjedhura. Ai vidhte vetëm aksesorë, argjendari dhe para, asnjëherë karta ID apo pasaporta. Nder turistet e vjedhur ishin familje shqiptare, kosovare, polake, italiane e franceze. Shuma më e madhe që ka vjedhur në Sarandë ka qenë 13 mije euro të një çifti që kanë qenë me pushime.

Pasi shiste sendet e vjedhura kthehej në Sinaballaj të Rrogozhinës, fshatin ku jetonte.

Para hetuesve dhe policisë së Sarandës Sula ka pranuar vjedhjet ndërsa është shprehur i habitur pasi në Greqi dhe Itali identifikimi i tij ishte edhe më i vështirë sesa policia vendase.

Hajduti, Ben Sula