Vija bregdetare do monitorohet nga
100 stacione nga Agjencia e Mjedisit

Vija bregdetare do monitorohet nga<br />100 stacione nga Agjencia e Mjedisit
Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të monitorojë të gjithë vijën bregdetare shqiptare përmes 100 stacioneve që ajo do të ngre.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri gjatë raportimit që ka bërë në analizën e punës së institucionit që drejton  për vitin 2015.

Sipas tij, në vitin 2015 vija bregdetare u monitorua nga 78 stacione, por ky numër u shtua, pasi u pa e nevojshme për një monitorim akoma më të madh të gjithë vijës bregdetare.

“”Kemi një përmirësim të cilësisë së plazheve, ndërsa gjatë 2016-ës i do të çojmë numrin e stacioneve në 100, nga 78 në 2015-ën, duke sjellë kështu një panoramë më të plotë të cilësisë së plazheve, në mënyrë që pushteti lokal të ndërhyjë aty ku është e nevojshme.” ka thënë Beqiri.

Sipas tij, gjatë vitit 2015  janë shtuar 98 stacione të reja monitorimi, ku janë matur 25 komponentë të rinj të treguesve mjedisorë.

Këtë vit Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shtuar 98 stacione të reja monitorimi ose  12 % më shumë krahasuar me dy vite më parë. Gjithashtu kemi rritur treguesit e monitorimit me 25 ose me 10% krahasuar me periudhën 2013-2014”- u shpreh  Beqiri.

Ai ka shtuar se, në vitin 2015 ka pasur një përmirësim të cilësisë me 45% në plazhet e vendit.

Sa i takon efekteve të moratoriumit të gjuetisë, ai ka thënë se, ka të dhëna pozitive me rritje të ndjeshme të faunës së egër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën