TIRANË-Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, 5 copë për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-19, të cilët janë dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur edhe si Sanatoriumi që është i dyti pas Infektivit në gatishmëri për të pritur të prekurit me koronavirus. Ndërkohë që pritet që të vijnë edhe 99 respiratorë të tjerë.
“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me radhë, sipas porosive” u shpreh Manastirliu, teksa një lajm të tillë e paralajmëroi ditën e hënë në Report Tv.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu komunikoi me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku sipas saj janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.
Dr. Alma Cami, shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe stafi i mjekëve dhe infermierëve u shprehën se “Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje, do të jetë në shpëtim të jetës së qytetarëve dhe në shërimin e tyre natyrisht. Ne do të jemi suporti i spitalit infektiv, të cilët janë të parët dhe kanë dhënë kontribut maksimal. Ne jemi mbështetje sekondare për zgjidhjen e rasteve që do të vinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh dr. Cami nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19 nga Lezha, e cila kreu një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19.
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2318
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34