16 viktima me COVID-19/ Shkon në 8 numri i fëmijëve të prekur, 277 raste në total! (VIDEO)

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 78-vjeçar nga qyteti i Durrësit i prekur me koronavirus, duke çuar numrin e viktimave në 16. Në total janë konfirmuar 277 të prekur (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë. Në komunikimin e përditshëm për mediat, ministria e Shëndetësisë, ka dhënë detaje lidhur me rastin e 78-vjeçarin. Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja sqaron se 78-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Mes 96 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 9 kanë qenë për mjekët, të cilët kanë rezultuar fatmirësisht të gjithë negativë.

Në spitali Infektiv janë shtruar 4 pacientë  të rinj, duke e çuar në total në 81. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion, bën me dije ministria, janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” është 1 pacient të shtruar, bëhet fjalë për të renë e cila iu ndënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit. 

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
Tiranë 143 raste
Durrës 30 raste
Fier 23 raste
Korçë  16 raste
Shkodër 10 raste
Has 8 raste
Elbasan 8 raste
Kavajë 6 raste
Lezhë 6 raste
Vlorë 5 raste
Krujë 5 raste
Lushnje  4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Rrogozhinë 2 raste
Mirditë  2 raste
Berat  1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. "Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19", njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Tjetër lajm i mirë, çifti i të moshuarve nga Korça 78 dhe 79 vjeç u shëruan nga koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e një çifti të moshuarish nga Korça 78 dhe 79 vjeç, që kanë fituar luftën me koronavirusin duke u shëruar. "Lajm i mirë: nënë Sanija dhe gjysh Izedini, çifti i të moshuarve nga Korça, plot 78 dhe 79 vjeç, u shëruan" shkruan ai. 

Të moshuarit kanë dalë nga spitali duke u dërguar në shtëpi. Deri tani janë 76 pacientë të shëruar nga COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se sot 5 pacientë kanë lënë spitalin.

Ora 18:28
Rreze drite vijnë nga Infektivi, 5 pacientë të shëruar lënë spitalin

Mes 76 pacientëve të shëruar deri në këto momente nga COVID-19, 5 prej tyre kanë lënë Spitalin Infektiv duke dalë fitimtarë nga kjo luftë me koronavirusin.

Ky lajm i mirë sjell plot shpresë për të ardhmen në këtë situatë të paqartë dhe të trazuar që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Lajmi i mirë është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e shoqëron me një foto  të mjekëve dhe infermierëve, pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19.

" 5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv . Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19!", shkruan Manastirliu.

Ora 13:57
Çifti 78 dhe 79-vjeçar në Korçë mposhtin koronavirusin, tre të shëruar ditën e sotme në këtë qark

Ditën e sotme janë konfirmuar tre raste të shëruarish me COVID-19 në Korçë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i spitalit Litian Broka, ndërsa bëhet fjalë për një çift të moshuarish dhe një person tjetër.

Ajo që bën përshtypje është se të moshuarit janë të moshës 79 dhe 78-vjeçare, një kategori e cila është shumë e rrezikuar nga koronavirusi. Çfiti është shëruar plotësisht, por bëhet e ditur se 79-vjeçari vuante nga sëmundje respiratore, por falë punës së mjekëve e mposhti luftën me COVID-19.

Çfiti i të moshuarve dhe personi tjetër i shëruar janë tre rastet e para të konfirmuara në qytetin e Korçës.

Ora 13:03
Kukësi iu bashkua hartës me të prekur, me COVID-19 shtatë persona të një familje

Qarku i Kukësit i është bashkuar ditës së sotme hartës me të prekur nga COVID-19. Sipas burimeve bëhet fjalë për një familje në bashkinë e Hasit, ku shtatë persona kanë rezultuar pozitiv pas testeve të kryera. Nga këta të shtatë dy janë të moshuar, burri 77 vjeç dhe gruaja 70 vjeçe. Sakaq të infektuar janë djali 45-vjeç dhe bashkëshortja 43-vjeçare, si dhe tre fëmijët e çiftit të ri. Të treja janë vajza të moshave 15, 17 dhe 20 vjeç.

Dyshohet se kjo familje është infektuar për shkak të bashkëshortës  së djalit të çfitit të moshuar, e cila së fundmi kishte marrë pjesë në një varrim.

Ora 12:24
Rasti i tetë me koronavirus në Lezhë, gruaja kontakte me të infektuar të mëparshëm

Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar një rast tjetër me covid-19 në qarkun e Lezhës, duke e çuar numrin në total të të prekurve në 8. Sipas burimeve bëhet fjalë për një grua, e cila është paraqitur të mërkurën në spitalin rajonal të Lezhës dhe pas testimit që i është bërë ka rezultuar pozitive. Pacientja është dërguar menjëherë në Spitalin Infektiv të Tiranës dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe pa rrezik për jetën. Dyshimet janë se ajo mund të jetë infektuar nga personat e konfirmuar më parë me covid-19, ndërsa vijon puna për gjurmimin e të gjitha kontakteve që ka patur.

Ora 12:01
Njëri tregtar dhe tjetra një grua që mori pjesë në fatkeqësi familjare, dy rastet e reja në Shkodër rrezikojnë të sjellin shumë të infektuar

1585821793_unnamed.jpg

Dy rastet në Shkodër të konfirmuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë raste të reja të cilat nuk lidhen me të mëparshmit në Shkodër. Bëhet fjale për një grua 65-vjeçare nga lagjja Kiras dhe një 55 vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës. Mësohet se gruas i kishte vdekur bashkëshorti dy javë më parë dhe në funeral kane marrë pjesë shumë persona ç'ka shton frikën dhe panikun për infektime të reja të mundshme. Po ashtu 55-vjeçari kishte një njësi shërbimi tregtare me lëndë ndërtimi dhe elektrike. Ç'ka do të thotë se edhe personi në fjalë ka patur shumë kontakte.

Ora 12:01
MSH: Në karantinën shtetërore asnjë person, 2 të izoluarit u larguan se nuk shfaqën simptoma (VIDEO)

Asnjë person nuk është i shtruar në karantinën shtetërore e cila është në Konvaleshencë. Lajmi është bëri i ditur nga përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) Rovena Daja ka deklaruar se 2 personat të cilët ndodheshin në këtë karantinë janë larguar pasi nuk kanë shfaqur shenja, Ajo ka sqaruar se në këtë karantinë qëndrojnë persona të cilët nuk janë konfirmuar pozitiv, por persona të afërm të tyre që për motive të ndryshme nuk mund të vetëizolohen në shtëpinë e tyre.

Ora 12:00
Harta e qyteteve të prekura zgjerohet me një rast të ri në Kavajë

Harta e qyteteve të prekura është zgjeruar në Kavajë me një rast të ri. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me inicialet B.T.

Ora 11:49
Burime: 4 fëmijët e prekur me COVID-19 të izoluar në shtëpi, njëri kishte temperaturë

Mes 18 rasteve të reja të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, 4 prej tyre janë fëmijë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ato janë vetëizoluar në shtëpi dhe janë infektuar nga kontakti me familjarë që janë konfirmuar më herët pozitiv. Mësohet se vetëm njëri prej tyre ka shfaqur temperaturë të lehtë dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.

Ora 11:48
Një rast i ri me COVID-19 në Lezhë, person kontakti me një të infektuar

Në qytetin e Lezhës është konfirmuar një rast i ri me COVID-19. Bëhet fjalë për një grua, person kontakti me të afërm që janë konfirmuar më herët pozitiv. Ajo është dërguar në spitalin Infektiv mbrëmjen e djeshme.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 02/04/2020 14:17

    Ngushellime familjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja