Dje kanë mbërritur në Shqipëri 280 muxhahedinët e fundit nga “Kampi i Lirisë” në Irak.
 
Senatori amerikan McCain ka përshëndetur përfundimin e misionit të muxhahedinëve, ndërsa ka falenderuar qeverinë shqiptare.
 
"Në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara ka bërë një angazhim për të mbrojtur mijëra anëtarë të organizatës disidente iraniane.
 
Sot shënohet kulmi i këtij angazhimi me zhvendosjen e sigurt dhe të suksesshëm të të gjitha disidentëve iranianë në Shqipëri.
 
I shpreh falënderimet e mia më të thella qeverisë së Shqipërisë për mikpritjen e tyre dhe guximin në përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë krizë humanitare.
 
Gatishmëria e Shqipërisë për të siguruar strehim për disidentët është një testament i vërtetë për frymën dhe vlerat e popullit shqiptar
' shprehet ai.
 
Muxhahedinët në Shqipëri janë strehur në zona të ndryshme të kryeqytetit në banesa të zgjedhura nga organizata UNHCR, e cila merret me strehimin dhe akomodimin e tyre.
 
Muxhahedinët (MEK) është një lëvizje islamike e themeluar në shtator të vitit 1965 për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve në vitin 1979.
 
Ky grup u vendos në Irak në 1986 dhe ndërtuar kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi i është dhënë statusi i refugjatëve nga presidenti i asaj kohe Adam Hyseni.
 
Uashingotni e ka cilësuar si një organizatë terroriste pasi në 1997 vranë 6 amerikanë në vitin 1970. Në gusht të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e organizatave të huaja terroriste, një grup muhaxhedinësh iranian të vendosur në Irak (Mojahedin-e-Khalq) ΜΕΚ.
 
Vendimi është marrë nga Sekretarja e Amerikane e Shtet, Hillary Clinton, i cili u argumentua në atë kohë me faktin se muhaxhedinët kishin hequr dorë nga dhuna dhe nga aktet terroriste dhe bashkëpunuan për mbylljen e kampit Ashraf, për shkak të të cilit ka pasur protesta të dhunshme me forcat e sigurisë të Irakut.




d.b/shqiptarja.com