Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e nisi mëngjesin e sotëm duke publikuar përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, foton e ëmbël të trinjakëve Alteo, Arsli dhe Alesia, të cilët lindën shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Manastirliu në postim i bëri edhe apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave anti-COVID dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.