Debate te Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi/ Audituesja: Në 2022, u paguan 20 172 shërbime të pakryera! Sterilizimi, nivel i lartë devijance

Vetëm në 2022 u paguan para për 20 mijë e 172 shërbime të pa-kryera të Check-up. Kjo gjetje e Kontrollit të lartë të shtetit shkaktoi debate të forta në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi.

Audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se për të shmangur pikërisht këtë, KLSH ka sugjeruar rishikimin e kontratës për pagesat në këtë koncesion. 

Brunilda Zenelaj: Për vitin 2022, të evidentuara në raportin e KLSH në vitin 2023, 20172 raste të pakryera shërbimesh të Check-up, që janë paguar paratë.

Plarent Ndreca: Kontrata ka fuqinë e ligjit, kështu që kjo tregon përse është paguar…

Është konsideruar nga ju si dëm ekonomik rastet e paguara për shërbimet e pakryera?

Zenelaj: Likuidimi është bërë për një shërbim të pabërë, ligji për kontabilitetin e ka këtë.

Vokshi-Ndrecës: Të mbrosh të pambrojtshmen vetëm ju mund ta bëni.

Audituesja: Ne kemi rekomanduar rishikim kontrate, rekomandim qe s’është marr parasysh, nuk mund të themi mos zbato kushtet e kontratës, por nuk mund ta linim pa evidentuar si problematikë, sepse ka ligje të tjera që detyrojë që pagesat të bëhen kur ka shërbim

Debat pati edhe për efektivitetin e koncesionit të Check-Up.

'Pavarësisht shtimit të numrit të analizave check up në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021: - sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste', u shpreh audituesja Brunilda Zenelaj.

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi është në fazë dëgjesash për dy koncesione, atë të Check-up dhe sterilizimit ndërsa po ecën me hapa të ngadalta për premtimin e opozitës se fakte të reja do të dalin në dritë.  Afati i përfundimit të këtij komisioni është fundi i korrikut, kur edhe deputetët marrin pushimet.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pacienti i onkologjikut: 02/07/2024 02:01

    SHENDETSI+++SPITALE==KRIM-VRASJE-VJEDHJE...DOKTORE HAJDUTE JU VRAFTE ZOTI NE GJUME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania