Pak kohë më parë, ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias e kishte paralajmëruar homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, se në rast se i përmendte çështjen çame, ai do të ngrihej dhe do t’i linte në mes negociatat mes dy vendeve.

Por duket se pas këtij paralajmërimi, diskriminimi i Greqisë ndaj emigrantëve shqiptarë vijon të mos bëjë dallime në çam dhe jo çam, por prek rregullisht mjaft shtetas nga vendi ynë.

Rasti më i fundit është ai që ka denoncuar në Report TV shtetasi Soni Hysa nga Mati, i cili është emigrant në Greqi.

 Atij policia greke nuk i ka dhënë asnjë shpjegim, por i ka vendosur direkt një kryq të zi mbi pasaportë dhe e ka kthyer pas në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas tij një gjë e tillë u ka ndodhur edhe shumë sjhqiptarëve të tjerë gjatë ditës së djeshme.

Hysa bën me dije se ka hyrë dhe ka dalë gjithnjë lirisht për në Greqi, por kësaj here ndaj tij papritmas është marrë kjo masë ekstreme.

Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare nuk ka mbajtur ende asnjë qëndrim për këtë diskriminim me sfond racist.

Pasaporta e shtetasit shqiptar që është kthyer dje në kufi nga policia greke