Vijojnë largimet e këshilltarëve bashkiakë nga radhët e LSI në drejtim të Partisë Socialiste. Pas
Gjirokastrës,
Fierit dhe
Elbasanit, sot ka qenë radha e 4 këshilltarëve të Vlorës, të cilët njoftuan largimin nga LSI. Këshilltarët e larguar nga LSI janë; Artimida Luci, Romana Jaho, Shkëlqim Leskaj dhe Bashkim Begaj. Ata deklarojnë se LSI e ka humbur orientimin si forcë që synonte integrimin në BE, pasi po justifikon lobimin rus të PD.
“Zgjedhjet e fundit në pushtetin lokal si pjesë e koalicionit me PS, synonin mbrojtjen e interesave të qytetarëve. E ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE, konstatojmë me keqardhje se LSI ka humbur integritetin e saj dhe nuk mbron më interesat e njerëzve të thjeshtë, por personale të drejtuesve dhe ish-funksionarëve të lartë të saj.
LSI ka konsoliduar një aleancë të dyshimtë duke marrë në mbrojtje një forcë politike të zhytur në interesa të errëta anti-kombëtare, që ka lidhje me rusët. Eksponentët e LSI nuk janë distancuar, përkundrazi janë përpjekur ti justifikojnë. Duke qëndruar besnikë të parimeve për të cilat kërkuam votën, e kemi të pamundur të vazhdojmë dhe largohemi nga LSI. Nga tani do të jemi pjesë e grupit të PS në Vlorë” deklaruan ata.
Ditët e fundit ka pasur shumë largime nga radhët e këshilltarëve të LSI në drejtim të grupeve të PS në bashkitë e Gjirokastrës, Fierit, Elbasanit dhe së fundmi në Vlorë, ndërsa pak kohë më parë e njëjta situatë ishte në Tiranë.
Deklarata e keshilltarëve te larguar nga LSI
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4512
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00