Vijon aksioni për makinat luksoze dhe pa dokumente, 50 automjete të sekuestruara në Gjirokastër (VIDEO)

GJIROKASTËR- Që prej ditës së djeshme vijon aksionin deri në një afat të papërcaktuar sipas urdhrit të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu për “makinat e luksit”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e sotme janë ndaluar 5 automjete në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës për shkak të mungesës së dokumenteve, ndërhyrje në shasi. Mësohet se në total janë ndaluar për verifikim mbi 50 automjete.

Në qarkun e Gjirokastrës operacionet e policisë kanë vijuar të paktën deri në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot  në terren janë vetëm disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit. Shumë prej të ndaluarve, kanë përdorur si justifikim të blerjes së automjeteve të tyre të ardhurat e dhëna nga persona të tretë nga jashtë Shqipërisë.

Ditën e djeshme qindra automjete luksoze prodhime të viteve 2015-2020 u nënshtruan kontrolleve nga Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Elbasani, Berati e Fieri përgjatë 48 orëve. Nga këto automjete, 37 janë bllokuar dhe janë shoqëruar 134 persona.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët