Konflikti brenda PD dhe shpallja non grata e Sali Berishës nga ‘non grata’ ka shkaktuar debat me tone të ashpra mes sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe analistit Genc Burimi në emisionin ‘Pa protokoll’.
Burimi i kërkonte që të largohej pasi po mbajnë peng PD, ndërsa Bardhi kërkoi të dinte se me urdhër të kujt dhe me çfarë autoriteti e bënte këtë kërkesë.
Gazment Bardhi: Fakti që mendojmë ndryshe nuk do të thotë që do të etiketojmë me të pavërteteta njëri-tjetrin. Nëse do të kisha aftësinë për të marrë peng demokracinë, nuk do isha me ju. Janë disa etiketime qesharake që tentojnë të zhvendosin problemet e vërteta brenda PD dhe faktin që zotëria ndoshta dhe se është në Francë, informacionet i merr nga Ëikipedia, nuk shikon që arsyeja reale e këtij konflikti është se Berisha nuk e kapërcen dot interesin e tij personal. Nëse do mbante premtimin që i dha në maj demokratë që nuk do e ngatërronte PD në betejën me SHBA, nuk do të ishim në këtë konflikt të brendshëm. Nëse do t’i tregojë rrugën demokratëve, të heqë dorë nga rehatia e tij në Francë.
Genc Burimi: Është turp.
Gazment Bardhi: Turpin mbaje për vete, mos ma trego mua. Nuk kam marrë peng asgjë. Turp është të rrish në Francë dhe të mësosh shqiptarët çfarë të bëjnë. Nga shtëpia në Francë nuk më mëson se çfarë qëndrimesh të mbaj në interesin e demokratëve.
Genc Burimi: Largohuni, jeni pushtues në parti. Po e duroj shumë, ka marrë peng partinë kryesore. Largohuni.
Gazment Bardhi: Në emër të kujt flet ti? Me emër të Ëikipedias flet, në emër të kujt flet? Ai po më jep urdhër dhe duhet të di se me çfarë autoriteti. Nëse më jep urdhrin si qytetar europian, ndoshta e reflektoj dhe e zbatoj.
Genc Burimi: Tu prish gjumi. Nuk jam tifoz i Berishës.
Gazment Bardhi: E di si mu duk kjo, si ata që thonin kush nuk më voton mua, i raftë kanceri dhe ti në këtë nivel re. E kam të pamundur që të diskutoj me këtë nivel. Gjumë të ëmbël, mirupafshim.
Lajmi kryesor: