Vijon përplasja për buxhetin e Skraparit, kryetari: Ministrja po bën shantazh

Vijon përplasja për buxhetin e Skraparit, kryetari: Ministrja po bën shantazh

Kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu

Vijon përplasja mes bashkisë së Skraparit që drejtohet nga një përfaqësues i zgjedhur nga LSI-ja dhe ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për buxhetin. "Mjerë shteti në dorë të kujt ka rënë!" - kështu është shprehur kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu pas deklaratës së ministrisë (lexo ketu).

Ministria sqaroi se buxheti i bashkisë së Skraparit është gati, por më parë kryetari duhet që të detajimin  e  buxhetit  të   vitit   2019,   sipas   vendimit   të   Këshillit.  Spahiu thotë se këto që bëni 'ju zonja ministre, janë vetëm shantazhe dhe përulësia juaj arrin deri atje sa del dhe nga korniza ekonomike'. Ndërkohë ata që vuajnë përplasjen janë qytetarët që u mungojnë shërbimet...

Reagimi i plotë i kryetarit të bashkisë së Skraparit
Zonja ministre, ndoshta nuk do ta kuptosh se ende Bashkia e Skraparit nuk ka buxhet dhe kjo për faj të konfirmimit të disa vendimeve të pa ligjshme, konfirmuar nga Prefekti i Beratit, Harilla Dafa.I kujtojmë Ministres, Anila Denaj se të gjitha vendimet e konfirmuara nga Prefekti Dafa, janë jo vetëm të pa ligjshme por dhe të pashoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do të duhej të ishin pasqyruar, në mënyrë që t’a bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm. Këto që bëni ju zonja ministre, janë vetëm shantazhe dhe përultësia juaj arrin deri atje sa del dhe nga korniza ekonomike.  

Kjo do të thotë, vetëm politikë e ndyrë në dëm të banorëve të Skraparit të cilit kanë mëse një muaj që u mungojnë; shërbimi i pastrimit të qytetit, shërbimet që lidhen me logjistikën e bashkisë, punonjësve rrogat, si dhe fëmijët pa shërbimin në çerdhe, fëmijët me aftësinë ndryshe pa kujdesin e punonjësve social . Nëse nuk e dini, po u tregojmë zonja ministre, se buxheti nuk është 4 fletë formati, me 4 vendime, nga të cilit një i falsifikuar, por është një buxhet i detajuar me treguesit ekonomike ku përfshihet i gjithë zhvillimi ekonomik i bashkisë. Ndaj u bëjmë edhe njëherë thirrje që të reagoni sa nuk është vonë, në pritje që edhe këta banorë, të marrin shërbimet që u takojnë me ligj nëse ka shtet...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja