Në Shëngjin duket sikur mbyllja e sezonit veror është ende larg, pasi ka një fluks të vizitorëve dhe pushuesve edhe pse jemi në javën e parë të shtatorit. Pushuesit nga Kosova dhe të huajt janë ende të pranishëm në plazh duke qene se edhe moti e ka favorizuar ndjeshëm vazhdimin e sezonit.
Operatorët turistik thonë se kjo periudhë ka qenë mjaftë e përshtatshme për pushime dhe i ngjan muajit korrik kur i referohen statistikave duke shtuar se edhe për dy javët e para të shtatorit ka prenotimë në hoteleri.
Hoteleria ka qenë në kapacitet thuajse të plotë këtë fillim Shtatori, ndërsa pritshmeritë janë të larta.