Banorë të fshatit Mbyet në Fier janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në këtë zonë. Protestuesit janë mbledhur në hyrje të fshatit dhe deklarojnë se janë të vendosur t’i bëjnë rezistence vendimit të bashkisë.

Ata deklarojnë se nuk do të lejojnë ndërtimin e landfillit afër banesave të tyre, madje ata theksojnë se do të vetëflijohen nëse bashkia nuk tërheq vendimin.

Do të bëjmë gjithçka për anulimin e këtij vendimi. Do të vetëflijohemi nëse nuk reflektohet. Nuk lejojmë në asnjë mënyre që plehrat të vijnë në fshatin tonë, pasi janë kërcënim serioz për shëndetin.”, kanë deklaruar ata.

Protestuesit u kanë bërë thirrje edhe banorëve të qytetit të Fierit që t’u bashkohen në protestën që do të organizojnë të premten para bashkisë së Fierit.

Kjo protestë pason atë të para dy ditëve pas së cilës policia e Fierit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 12 persona, të cilët akuzohen për grumbullim të paligjshëm, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com