Vijon rënia e gurëve në Torovicë, bllokohet rruga, banorët në panik: Të ndërhyjë shteti

Sërish është bllokuar rruga që lidh zonën e Torovicës me qytetin e Lezhës. Rrëshqitjet e gurëve ka bërë që rruga kryesore e Torovicës të bllokohet. Ndërkohë një ditë më parë po në këtë zonë rrëshqitja e një masivi shkëmbor rrezikoi jetën e një familje të cilët u traumatizuan nga ajo se çfarë kishte ndodhur (lexo këtu).

Masivi shkëmbor që ka rënë në Torovicë

Ndërsa një vit më parë po në këtë rrugë humbën jetën 3 persona të cilët ishin duke kaluar në rrugën e Torovicës(Shiko këtu). Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e banorëve, deri tani nuk është marrë asnjë masë për sistemimin dhe ndalimin e rënies së gurëve. Janë qindra banorë të kësaj zone të cilëve u rrezikohet çdo ditë jeta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës