Bomberi kavajas Sokol Cikalleshi nuk është duke kaluar ditët më të mira të karrierës së tij. Sulmuesi i kombëtares ka pasur një rënie vitet e fundit pasi është lënë jashtë formacionit nga Kristian Panuçi dhe së fundmi flitet se klubi i ”Goztepe” ku militon në kampionatin turk do ta largojë.

Trajneri i ekipit turk Bayram Bektas është shprehur se Cikalleshi nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë. Sulmuesi ka spikatur për luftën në ajër dhe kontrollin e mirë të topit në vitet e kaluara, por merkato e janarit duket se do ta gjejë pa ekip.