Vala e rritjes së çmimeve nuk ka të ndalur. Në shtator sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni ishte 2.5% nga 1.5% që ishte në vitin e kaluar, dhe ndikimin më të madh në këtë rritje e ka dhënë shtrenjtimi i produkteve të shportës.
Bazuar në raport çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 4.6% krahasuar me shtatorin e 2020. Ky shtrenjtim sipas ekspertëve vjen si pasojë e kërkesës së lartë për konsum nga qytetarët dhe ofertës së ulët. Po ashtu faktor tjetër që ndikon në shtrenjtimin e produkteve bujqësore është edhe informaliteti në sektor apo rritja e kostove nga pandemia, tërmeti dhe përmbytjet.
Në muajin e kaluar vetëm zarzavatet përfshirë patatet u shtrenjtuan me 13,6 %, ndjekur më pas nga vajra dhe yndyra me rritje 6,6 %, apo shtrenjtimi i bukës dhe i drithërave me 4,7 % krahasuar me 2020. Po ashtu është rritur edhe çmimi i frutave me 4,1 %, i sheqerit, reçelit dhe ëmbëlsira me 3,3 % si dhe i qumësht, djathit dhe vezëve me 2,2 %.
Një ditë më parë ishte FAO që paralajmëroi një ulje të stokut të rezervës botërore për produktet e shportës, ndërsa thuhej se çmimet e ushqimeve ishin rritur në të gjithë botën me 32% krahasuar me shtatorin e 2020.
Nga ana tjetër si pasojë e shtrenjtimit të karburantit, kostot e transportit për qytetarët u rritën me 4,5 %, por rritje po ashtu është regjistruar edhe në komunikim, argëtim dhe kulturë, dhe veshje dhe këpucë.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4198
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36