Në kuadër të zbatimit të Moratoriumit 10-vjeçar të Pyjeve gjatë inspektimeve të vazhdueshme në mbarë vendin,  Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, ka sekuestruar mbrëmjen e kaluar në Dibër, 6 metër kub lëndë drusore që transportohej në mënyrë të paligjshme në një mjet  tip Benz kamionçinë me targë AA296BC.
 
Lënda e sekuestruar transportohej nga shtetasi me iniciale F.Z.  i cili është çuar për ndjekje penale.  
 
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të Moratoriumit dhe u bën apel gjithë subjekteve dhe individëve që të respektojnë ligjin.

lende drusore

lende drusore

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)