VLORË- Pas katër ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës u dyndën në dyert e Bashkisë për të protestuar. Me thirrjet “Po na zë kolera”, ata u përplasën ashpër me forcat e Policisë, të cilët kishin rrethuar Bashkinë e Vlorës, me qëllim që qytetarët të mos futeshin në ambientet e brendshme.
Në sheshin përpara Bashkisë ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët hodhën edhe letra higjienike në drejtim të efektivë të policisë. Report Tv solli edhe pamjet kur vlonjatët gjuajtën me vezë në drejtim të institucionit të pushtetit vendor.
Shkak për defektin, kryeministri Edi Rama bëri instalimet e vitit 2009-2010, duke thënë se pajisjet e përdorura në atë kohë janë jashtë standardeve. Rama thotë se "plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën".
"Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…", thuhet ndër të tjera në reagimin e Ramës.
Krybeashkiakja Brunilda Mersini refuzoi që të takohet me banorët, të cilët nga protesta e telefonuan dhe i kërkuan takim. E para e qytetit të Vlorës u ka mbyllur telefonin duke u thënë që ndodhet në zonën ku është dhe defekti. Nga aty, në një prononcim të parë për mediat garantoi se problemi tashmë është drejt zgjidhjes.
Për protestën, Mersini tha se ajo organizohet nga anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak dhe se sot nuk është momenti për të bërë opozitë me një fatkeqësi.
“Zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë. Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli.”, tha Brunilda Mersini.
Qyteti bregdetar i Vlorës mbeti pa ujë të pijshëm pas një defekt të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit. Defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve Faluers Shoshi, tha se çarja e tubacionit erdhi si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ai theksoi se tubi me diametër 1000 milimetra duhej të ishte gize ose çeliku dhe jo plastik.
“Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë”, tha ai.
Report Tv u interesua edhe pranë Prokurorisë së Vlorës nëse ka nisur hetimet kryesisht për rastin, por deri në publikimin e këtij artikulli mësohet se organi i akuzës deklaroi se nuk iu është referuar asnjë material.
Protestat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit. Qytetarët arritën të futeshin brenda duke ndaluar zhvillimin e koncertit të planifikuar e më pas tentuan bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali”.
Ekipi i Ujësjellës Kanalizimeve ka bërë 3 prova për të rregulluar avarinë, por kanë rezultuar të pasuksesshme. Pritet që të mbërrijnë pjesët nga Turqia për të rregulluar defektin dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në të gjithë qytetin bregdetar.
Lajmi në përditësim...
Qytetarët në Vlorë prej katër ditësh po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë teknik në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Turqia dhe pritet që të transportohen drejt Vlorës për të nisur ndërhyrjen teknike.
Gjatë përballjes me vlonjatët, të cilët protestonin për shkak të ndërprerjes së plotë të furnizimit me ujë të pijshëm prej 4 ditësh, Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, tha se prej 72 orësh ndodhet në qytetin bregdetar për menaxhimin e situatës dhe rrregullimin e çarjes së tubit kryesor që furnizonte me ujë depot e Vlorës.
Vetë Shoshi pranoi se ashtu si gjithë qytetarët e Bashkisë Vlorë, dhe vetë ai nuk ka patur mundësi të lahet, për shkak të mungesës së ujit.
Pjesë nga ballafaqimi i Flauers Shoshit me vlonjatët:
- Unë jam Drejtpori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve për të gjithë Shqipërinë dhe kam 72 orë që jam këtu.
- A je larë sot?
- Jo, akoma. Dhe nuk kisha ku të lahem.
- Si të gjithë të tjerët.
- E di shqetësimin tuaj, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin tuaj...
Kriza e ujit po godet drejtpërdrejtë edhe bizneset e vogla në Vlorë, në prag të festave të fundvitit. Për shitësin e peshkut Shpëtim Xhelaj, mungesa e ujit ka qenë “goditja përfundimtare” për financat e tij, në një periudhë kur priste rritje të klientelës me ardhjen e emigrantëve.

“Gjendja është shumë keq për sektorin e peshkimit. Edhe akullin e kemi blerë me lekët tona nga Orikumi sepse Vlora nuk ka ujë. Ujë për pastrim apo për të larë duart nuk bëhet fjalë,” tha Xhelaj.
Ai u shpreh se nuk po arrin të shesë produktet e peshkut, pasi mungesa e ujit e bën të pamundur edhe përpunimin bazë të produktit. Xhelaj e cilësoi situatën si të papranueshme pas dekadash problematikash me shërbimet bazë, duke e lidhur krizën me përgjegjësinë politike të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
"Të na rrojë partia, por kjo parti mos ardhtë asnjëherë. Në 35 vjet të mos kemi ujë, drita, rrugë, nuk ka ku të vejë! Njëherë mungojnë dritat, njëherë uji dhe pastaj duan taksat nga bizneset. Me çfarë t’i paguaj taksat? Unë nuk kam bërë asnjë shitje sot. Kush blen peshk sot? Unë skam ujë që ta pastroj dhe as ai që e blen nuk ka ujë. Jemi gropë për vitin e ri. E kemi 'dhuratë' nga Edi Rama,” u shpreh ai në një intervistë për Report TV.
Prej katër ditësh qytetarët në Vlorë janë përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Në protestën e sotme qytetarët u shprehën të revoltuar duke thënë se nuk do të lëvizin derisa të vij uji.
“Kemi katër ditë pa ujë. Një avaz do vijë sot, do vij nesër S’kemi ku të lahemi, ikim në fshat, lahemi nëpër liqene nëpër përronj”, tha një qytetar.
Një pensionist tha se nuk po ia dalin dot me të blerë ujin në dyqan.
"Duam ujë, shteti nuk ka forcë të ujidisë një pompë. Ku është kryetarja e bashkisë. Po vijmë erë. Me të blerë nuk ia vlen, unë 200 mijë lekë marr pension. Duam ujë nuk lëvizim nga vendi", tha ai.
Po ashtu edhe një tjetër reagoi i revoltuar duke i thënë gazetares se mos të afrohej se ishte pa larë që prej ditës kur u ndërpre furnizimi me ujë.
“Është turp për bashkinë e për shtetin. Mos mu afroni se vij erë. Turp i Zotit”, tha ai.
"Kam paguar faturën e ujit 66 mijë lek për nëntorin, jam i rregullt. Ku do të vemi", theksoi një tjetër.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga qytetarët e Vlorës dje dhe sot pas 4 ditësh pa ujë.
Rama ka publikuar pamje nga transportimi i pajisjeve të nevojshme të nisura nga Stambolli që do të shërbejnë për të rikuperuar dëmin e ndodhur në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin. Në reagim, kryeministri thotë se pjesët hidraulike aktuale janë instaluar në vitin 2009-2010 dhe janë jashtë standardeve.
“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…
Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, thuhet në reagimin e Edi Ramës.
Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka mbledhur sot grupin e emergjencave civile për të bërë një përditësim të plotë të situatës së krijuar nga defekti i rëndë në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Në takim u raportua se dëmtimi ka qenë serioz dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga të gjitha strukturat përgjegjëse.
Aktualisht, 19 autobote janë shpërndarë në pesë rajone të qytetit për të garantuar furnizimin minimal me ujë për qytetarët, ndërsa katër prej tyre kanë ardhur në ndihmë nga Bashkia Himarë.
Paralelisht, edhe rezervat e shtetit janë angazhuar në terren, duke shpërndarë koli me ujë për familjet në nevojë dhe për institucionet prioritare.
Prefektura ka aktivizuar pesë grupe monitorimi, të cilat ndodhen në terren për të ndjekur nga afër situatën, për të evidentuar problematikat dhe për të koordinuar ndërhyrjet.
Ndërkohë, fashot speciale për riparimin e tubacionit, të porositura në Turqi, do te mberrijne ne Rinas ne ore 15:00 dhe në Vlore në orën 17:00. 4 brigada po përgatisin vendin e punës për instalimin e fashove.
Prefektja e ka cilësuar situatën si të papranueshme, ndërsa theksohen se qytetarët i kanë sytë nga shteti për zgjidhjen e kësaj krize.
Pas rikthimit të furnizimit normal me ujë, është paralajmëruar se do të kryhet një analizë e plotë, si për investimet e kryera, ashtu edhe për funksionimin e ndërmarrjes se Ujësjellësit të Kanalizimeve Vlorë.
Teksa banorët e Vlorës prej katër ditësh kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjete sociale u shpreh se premtimi i Edi Ramës për “Ujë 24 orë” në vitin 2013 ka mbetur i paralizuar.
Pas 12 vitesh, sipas saj, korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë lënë shqiptarët mes më të varfërve në Europë, ndërkohë që qytetarët ende nuk kanë furnizim të rregullt me ujë.
Xhixho e cilësoi këtë situatë si “pasaportën europiane të rilindjes”, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe ndryshim të qartë në drejtimin e vendit.
“Ujë 24 orë premtonte Edi Rama në 2013-n. Pas 12 vitesh korrupsion e vjedhje, që i ka lënë shqiptarët më të varfrit në Europë, ata ende nuk kanë ujë 24 orë. Kjo është pasaporta europiane e rilindjes”, shkroi Xhixho.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-KanalizimeveFaluers Shoshi është takuar sot me protestuesit në Vlorë ku dhe ka deklaruar se furnizimi me ujë do të rinisë në orën 12:00 të mbrëmjes së sotme.
“Pajisjet janë duke ardhur dhe sonte në mesnatë do të rikthehet furnizimi më ujë. Kjo është fjala ime”, tha Shoshi.
Ndërkohë qytetarët thanë se nëse furnizimi me ujë nuk rinis, protestat do të vijojnë. Ndërkohë një tjetër problematikë që ata ngritën ishte përhapja e një pandemie për shkak t ujit të shpërndarë nga AKUV. Drejtori tha se uji i shpërndarë nga autobotet është i kontrolluar dhe brenda parametrave.
Prej katër ditësh qytetarët e Vlorës janë duke u përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Gjergji Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak të PD, Vlorë tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se qyteti ndodhet në situatë kaotike.
“Ky është një shqetësim që e kemi prej dy vitesh. Aktualisht bashkia zotëron 43% të ujësjellësit ndërsa pjesën tjetër e ka Ministria e Infrastrukturës. Aty është dëmtuar një tub që prej datës 25. Sado që të mundohen që ta fshehin është një rast emergjent. Sot në Vlorë rrezikon të shpërthejë ndonjë pandemi sepse, spitalin po furnizon zjarrfikësja ashtu si institucionet e tjera”, tha Gjergji Nika.
Ndër të tjera ai nënvizoi se edhe pse është në ujësjellës është investuar 80 milionë euro, qytetarët sërish kanë problematika me furnizimin me ujë.
“Në dy tre vitet e fundit është investuar 80 milionë euro dhe ne akoma nuk kemi ujë apo kemi problematika me ujin. Situata është kaotike, janë mbledhur të gjithë te ajo gropa që kanë hapur, kalojnë të gjithë deputetët, e kanë bërë si atraksion turistik, bëjnë foto dhe pastaj secili ikën nëpër shtëpitë e tyre”, tha ai teksa theksoi se institucionet kanë tre ditë që thonë edhe pak edhe vjen uji në darkë.
Thellohet skandali me mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë. Pasi Ujësjellës Kanalizimet e Vlorës shpërndanë ujë me autobote për disa ditë për banorët të cilët e kanë konsumuar gjerësisht, sot njoftuan se uji duhet përdorur për nevoja emergjente dhe nuk duhet pirë. Gjatë gjithë fundjavës nuk pati reagime nga autoritetet, por vetëm pas protestave u mobilizuan duke dalë në terren.
“Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t'a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.”, thuhet në njoftim.
Prej 4 ditësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur në linjën kryesore. Kjo problematikë ka nxitur protesta nga qytetarët ndërsa Kryebashkiakja e Vlorës Brunilda Mersini tha se problemi tashmë është drejt zgjidhjes.
Mersini u shpreh se deri në ardhjen e pjesës së nevojshme, për rikuperimin final të dëmit, është gjetur një zgjidhje provizore ndërsa në qytet operojnë mbi 15 bote uji, ku përparësi për furnizim u është dhënë institucioneve. Ajo tha se protesta drejtohet nga anëtarët demokratë Këshillit Bashkiak dhe se nuk është momenti për të bërë opozitë me një fatkeqësi.
Mersini garantoi se problemi tashmë është drejt zgjidhjes. Sipas saj, sot vijnë me avion nga Turqia 3 pjesë që duhen për riparimin e rrjetit.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen. Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë. Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli.”, tha Brunilda Mersini.
Për Report Tv gjithashtu foli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve Faluers Shoshi, i cili sqaroi problematikën.
Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë.
Punonjësit e ujësjellësit dhe inxhinierët janë në krye të detyrës. Mirënjohje për punonjësit që kanë qëndruar 72 orë në ujë dhe në kushte brutale atmosferike për t’i sjellë ujë qytetit. Ndjesë të gjithë qytetarëve që nuk po marrin furnizim dhe u themi se jemi në detyrë ditë e natë, deri sa ta kthejmë furnizimin me ujë të Vlorës në normalitet”, tha Drejtori i Përgjithshëm i AKUK Flauers Shoshi.
Në ditën e katërt pa ujë të pijshëm, qytetarët e Vlorës sot po mbajnë një protestë para bashkisë.
Të revoltuar me këtë situatë teksa kanë pasur disa përplasje me policinë kanë gjuajtur me vezë dhe kanë hedhur letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Qytetarët e Vlorës janë zhvendosur në rrugën kryesore duke bllokuar qarkullimin. Ata protestojnë pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore.
Qytetarët kërkojnë prezencën e kryebashkiakes Brunilda Mersini, e cila u tha se ndodhet në vendin ku është dhe defekti.
Në dyert e Bashkisë së Vlorës qytetarët janë dyndur duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore. Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini, e cila nuk ndodhet në bashki, por tha se është prezente tek ujësjellësi ku dhe ka ndodhur defekti.
Qytetari i është përgjigjur se ajo nuk ndodhet tek ujësjellësi pasi atje ka gazetarë, ndërsa i kërkon që të vijë dhe të bisedojë më qytetarët për problematikën e krijuar tashmë prej 4 ditësh. Më pas Brunilda Mersini u ka mbyllur telefonin.
Ka nisur prova e tretë për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. Në funksion janë hapur vetëm disa pompa, në mënyrë që uji të ketë presion të ulët. Tubat e ujit, megjithëse mund të kenë disa rrjedhje të vogla, do të mund të mbajnë qytetin me ujë. Ky proces pritet të përfundojë pas aktivizimit të plotë të pompave.
Komente











35 vjet injoranc ne pushtet. Dhe Vetum tu vjedhe
PërgjigjuNuk ke faj o hajdut se kur nuk ngrihet populli te terheqi zvarr pse mos te tallesh ti
PërgjigjuMe ze dhe me figure tu rrejt, dhe nuk e vret pas sedra more burre.
PërgjigjuAhahahah u kenaq Genci duke shitur ujê.... I mbylli ca borxhe. Normalisht bie puna me shitjen e ujit ne Dimêr keshtu që duhet ndonjê dêckë nga këto. Merrni ore dhe gjeni fajtorin atje se kjo bie era sabotim... gjejeni kush e ka bere, te marri denimin dhe pastaj le ta beje prapê ai miku.
PërgjigjuKomenti si fillim i drejtohet punonjesve te portalit ketu.Mos u ktheni ne mercenar te se keqes e fshini komentet e popullit kur drejtuesi juaj ve re qe jane kunder regjimit fashist ne pushtet. Bijte e atyre qe hengren te gjalle kombin per gjysem shekulli vazhdojne e gostiten mbi çka mnbetur e kurre sdo kene te ngopur,i tille eshte denimi i tyre me etje te pambarimte dhe kete fat do kete ky popull ne menyre te perhershme. Ndjese per komentin e gjate e nqs do e lejojne te publikohet kush e lexon eshte nje tjeter fatkeq sikunder une qe shkruaj e ne te gjithe bashke ne kete
PërgjigjuShume keq ky trajtim per Vloren dhe vlonjat , qyteti i flamurit! Shume keq.
PërgjigjuDuroni pak o popull. Kane qene 4 dite me pushime, ata qe pushojne me pagesat tuaja
Përgjigju