Viktimizimi i Ditmir Bushatit, rrëfimi i një zyrtari që s’u bë kurrë politikan

Viktimizimi i Ditmir Bushatit, rrëfimi i një zyrtari që s’u bë kurrë politikan

Apologjia e mbrëmshme e radhës e Ditmir Bushatit në median e familjes Berisha është rimarrë nga media pranë opozitës, si një “dëshmi” e një “viktime” politike të Edi Ramës në PS.

Bushati, në intervistën te Krasta, ka marrë përsipër edhe një rol që nuk e ka pasur asnjëherë si përfaqësues politik, në një aktivitet të shkurtër vetëm 4- vjeçar si drejtues i qarkut të Shkodrës, intervistë ku është mburrur se ai ka udhëhequr një rezultat “historik” për PS-në dhe ku tha se largimi i tij mund ta rrezikojë atë rezultat.

Madje Bushati mori përsipër të tregojë se ka qenë kundërshtari i Tom Doshit në Shkodër, kur realisht as e para e as e dyta nuk qëndron.

Ditmir Bushati, edhe pse është deputet i Partisë Socialiste që nga viti 2009, kurrë nuk ka qenë një politikan aktiv i asaj partie.

Ai u mor nga Edi Rama si specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u kandiduar në 2009 në listën fituese të Tiranës, gjithashtu edhe në vitin 2013, e më pas u emërua ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Në dy garimet e saj për deputet në Tiranë, publiku nuk e mban mend se në cilën zonë të Tiranës, Ditmir Bushati luftoi politikisht për të marrë votat për PS-në.

Në degën e kryeqytetit, ku Bushati kandidoi dy mandate, nuk la asnjë shenjë, qoftë në zgjedhjet parlamentare apo ato vendore.

Në vitin 2017, Edi Rama e emëron Ditmir Bushatin si drejtues i PS-së për Qarkun Shkodër, ku natyrisht ai si detyrë kishte rritjen e votave atje.

PS-ja në vitin 2017, në Qarkun Shkodër ka marrë 39,247 vota, nga 37,984 vota që socialistët morën në 2013-n, pra rritja është vetëm 1263 vota.

Socialistët në Qarkun Shkodër që nga 2009 kanë marrë 4 mandate deputetësh si parti, pasi në 2013 koalicioni i PS-së mori 6 deputetë, e në 2017 një deputet mori PSD ku doli Tom Doshi.

Bushati si drejtues Qarku me fuqi të plotë, duke qenë edhe ministër, qëndroi deri në fundin e 2018-s, ndërkohë që në gushtin e 2019-s largohet si drejtues i Qarkut.

Në dy vitet e mandatit të dytë të PS-së, Bushati ka qenë i plotfuqishëm në Shkodër, ku dhe pati “izmën” e emërimeve të drejtuesve politikë në administratë, çka solli që në fillim të mandatit të dytë një përplasje në PS-në e Shkodrës, përplasje që është zgjidhur me ndërhyrjen e Edi Ramës.

Me emërimin e Senida Mesit si zv.kryeministre e Shqipërisë, ku për herë të parë Shkodra pati një përfaqësim si asnjëherë më parë në kabinetin qeveritar në 30 vite, u aktivizua një përplasje e Bushatit me Mesin, faktikisht për politikat e emërimeve në Qark.

E në këtë aspekt, Rama ka përkrahur më shumë Bushatin si drejtues Qarku, se numrin dy të Qeverisë së tij, me logjikën se do të ketë një paqtim të situatës, gjë që nuk ndodhi deri në ditën e fundit të qenies së Ditmir Bushatit si drejtues i Qarkut të Shkodrës.

Ai ishte realisht drejtues i Qarkut, por nuk u bë kurrë një lider politik i zonës më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, çka ju dha një shans shumë i madh, edhe pse kishte një pikë të dobët në curiculumin familjar, ku është sulmuar egërsisht nga Partia Demokratike.

E në këtë rast, duket e çuditshme se si Ditmir Bushati, kur ishte ministër i Jashtëm dhe drejtues politik, nga Sali Berisha quhej “Ditëzi”, e sot ai ftohet në studiot e televizionit të familjes. Po ky është aspekt tjetër.

A është përballur Ditmir Bushati me “të fortët” që përmend ai në intervistë apo konkretisht me Tom Doshin?

Asnjëherë, edhe pse marrëdhëniet me Tomën i kanë pasur të ndera.

Tom Doshi ka ardhur në PS në vitin 2005 dhe u zgjodh deputet, ku vijon të jetë akoma, por marrëdhëniet e tij me PS-në e Shkodrës nuk kanë qenë gjithmonë të mira.

Kjo sepse Toma ka ardhur nga jashtë dhe gjithmonë ka dashur të ndikojë në politikat dhe lëvizjet e drejtuesve të partisë, duke vendosur njerëzit e tij në drejtim.

Lëvizjet e Doshit, kanë prodhuar disa herë pakënaqësi e debate në PS-në e Shkodrës.

E para dhe e vetmja që publikisht e sfidoi Tomën ka qenë Keti Bazhdari, kandidatja e PS-së për kryetare e Bashkisë së Shkodrës në vitin 2015.

Edhe ish-zv.kryeministrja Senida Mesi ka pasur shpesh, natyrisht jo publike, debate me Doshin për çështjen e emërimeve dhe politikës së ndarjes së posteve të përfaqësuesve politikë.

Kjo situatë solli në mbledhjen e famshme të Lezhës, ku Edi Rama mblodhi deputetët e Shkodrës dhe u kërkoi që të linin konfliktet dhe të mendonin si skuadër.

E si kapiteni i asaj skuadre, Ditmir Bushati ishte përgjegjësi kryesor i situatës së nderë.

Në vitet si drejtues politik, ai nuk udhëhoqi një betejë politike në Qarkun Shkodër, përveç fushatave, kur realisht protagonizmin e mori Voltana Ademi, që nga 2015-a.

I vetmi që replikonte me kryebashkiaken ishte Edi Rama, ndërkohë që duhej të ishte drejtuesi i Qarkut.

Ditmiri nuk u bë asnjëherë as protagonist, as lider, madje as politikan i mirëfilltë, por mbeti një zyrtar i lartë i mazhorancës, që kishte në mbulim Shkodrën, dhe kur Edi Rama e zëvendësoi me Gent Cakajn, mllefi i Ditmir Bushatit shpërtheu.

Nëse e quante veten politikan, ai do të duhej ta sfidonte hapur Edi Ramën, qoftë edhe me pozitën si përfaqësues i Shkodrës.

Nuk e bëri, madje as në zgjedhjet e pazakonta të vitit 2015, që u bojkotuan nga opozita, kur ndodhi ngërçi me Valdrin Pjetrin.

Viktimizimi i Bushatit nisi pasi u shkarkua si drejtues qarku. Ku realisht ndodhi distancimi i tij nga mazhoranca.

Jozefina Topalli, realisht është larguar nga drejtimi i PD-së që në 2013-n e në 2017-n u përjashtua përfundimisht.

Megjithatë, ish-kryeparlamentarja edhe sot ka fuqinë të kandidojë e të pretendojë një mandat në Qarkun Shkodër, pasi e ka të qartë legacy-në e saj politike atje.

A mundet që këtë ta bëjë edhe Ditmiri? Që të marrë mandat, as që bëhet fjalë, por as thjesht të konfigurojë një lëvizje të tij politike në Shkodër nuk e bën dot.

Në politikë, sfidat bëhen në fushën e betejës e jo në studio televizive, të atyre që i kanë sharë me libër shpije.

Kjo pastaj është pjesë e telenovelave të gosipit politik, që natyrisht ushqejnë panelet e nuk kanë asnjë peshë reale, siç kanë ndodhur me të larguar të tjerë që postet i kanë marrë qesim pa zhvilluar asnjë betejë në terren…

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sidrit Golemi: 25/03/2021 16:05

    Ky shkrim nuk eshte as gazetari e as analize. Eshte vetem nje llomotitje zhurmuese, gjithe injorance e "kopetence" prej injoranti, me te paverteta, qofte ne kronologji, qofte ne fakte, qofte ne vende e rrethana, qofte ne insitutcione, qofte ne persona qe ose i kane, ose perfaqesojne akoma ato. Kjo sepse Ylli Pata nuk eshte ne fakt as gazetar dhe as analist, por eshte nje nul profesional ne keto dy fusha. Shkrimet e tij nuk reflektojne as shkollim dhe as kod profesional. Eshte nje llomotites "bythelepires" i zellshem, pikerisht i asaj platforme politiko-mediatike shqiptare qe eshte fanatike vetem dhe vetem e Pusht-Etit si qellim ne vetevete dhe e Pusht-Et-Arve qe nxjerrin e mbajne, ne cikel te mbyllur, here me kurthe e lepirje, e pastaj me lepirje e per te pergatitur kurthet e radhes, nje leader "MAXIM - SUPER TE MADH" - ENVER HOXHA/SALI BERISHA/FATOS NANO/ILIR META/EDVIN RAMA, a thua se Shqiperia eshte Kina ose Rusia dhe keta leader duhen te jene domosdoshmerisht si Mao Ce Duni (Mao Zedong - kinzce: 毛泽东), sot Xi Jinping (kinezce: 习近平) ose Vladimir Vladimirovitj Putin (rusisht: Влади́мир Влади́мирович Пу́тин). Problemi real per paguesit e z. Pata jane qendrimet ndryshe nga LEADER-i MAXIM i radhes, jane kritikat, jane fryma e kritikes dhe e debatit. Shqiperine dhe shqiptaret i duan injorante, ndryshe te bindur e kokeulur a me keq te largohen nga Shqiperia, nga cdo gje qe kane, e qe kane trasheguar edhe ne shekuj.

    Përgjigju
  • Illyricum: 25/03/2021 00:28

    Nuk e di përse e faktorizoni këtë Ditmirin?! - Turkomanin që solli në skenë si faktor kresor në marrdhënjet me jashtë Tuqinë. Humbëm 8 vite integrimi në Evropë duke mbajtur pasardhësin e Bushatllinjve në krye të diplomacisë. Ai rizgjoi otomanizmin e trashëguar nga pashallarët e Shkodrës, që e kthyen Shkodrën nga zonë tregtare ballkanike që ishte në kohën e Venedikut, në një pellg varfërie e mjerimi me shpërngulje masive të shkodranëve të vërtetë drejt maleve dhe mbushjen e Shkodrës me katundrë me brendavekë. Kaq kisha. (Nga një shkodran nga malet që jeton në UK).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK