Vildane Zeneli: Mbaj në kokë
diamante një milionë dollarësh

Vildane Zeneli: Mbaj në kokë<br />diamante një milionë dollarësh
Vildane Zeneli është një nga shqiptaret më të suksesshme jashtë vendit, nëse matës për suksesin do të jenë punët e superpaguara dhe jo lajmet soft e skandale personale që vijnë për shumë vajza të tjera të bukura në këtë industri.

Vildane, në Shqipëri ka zënë hapësirat  shpesh me foto të nxehta, provokuese madje edhe nudo, por të gjitha  profesionalisht, katalogë apo imazh i kompanive të njohura.

Deri më tani nuk ka pasur kurrë lajme për skandale në jetën e saj private, për publicitet. Siç thotë ajo Amerika ka një treg tjetër, atje së pari duhet të vlesh, duhet të jesh vërtetë artiste apo modele e  mirë.

Në këtë intervistë verore Vildane zbulon detaje lidhur me bashkëpunimin prestigjoz si imazh i kufjeve me diamante “ Beats by Dre” që vlejnë plot një milionë dollar. “Ishte një privilegj që jam e vetmja modele që ka pasur mundësinë të punojë për produktin më të madh e të rëndësishëm në botë për momentin siç është “Million Dollar Diamond Beats”.

Asnjë tjetër nuk mund t’i mbajë ato, sepse janë bërë vetëm një kopje. Jam me kaq fat. Të kem  kufje me diamatë në vlerën e një milionë dollarëve në kokën time është shumë bukur”, tregon ajo teksa rrëfen edhe mjaft projekte të tjera.

 Shumë shpejt modelja tregon se do të bëjë një vizitë në Shqipëri e në Kosovë, në fillim të muajit shtator.



Vildane cilat janë projektet e tua të kësaj  vere?

Kam qenë disi e zënë këtë verë duke punuar në shumë projekte dhe duke udhëtuar në vende të mrekullueshme, fotosesione në ishuj tropikal, duke punuar me muzikën etj.  Isha imazhi i fushatës publicitare  së kufjeve ”Million Dollar Diamond Beats By Dre”.

Ishte një privilegj që jam e vetmja modele që ka pasur mundësinë të punojë për produktin më të madh e të rëndësishëm në botë për momentin siç është “Million Dollar Diamond Beats”. Asnjë tjetër nuk mund t’i mbajë ato, sepse janë bërë vetëm një kopje. Jam me kaq fat. Të kem  kufje me diamatë në vlerën e një milionë dollarëve në kokën time është shumë bukur.

Kam punuar për Poco Pano, rroba banjo dhe po punoj për dy komapni të mëdha të makinave si Fiat dhe Chrysler  si imazh i tyre. Jam shumë e emocionuar për këto dy bashkëpunime që do të jetë epike.

Jam e bekuar dhe me shumë fat që e jetojë jetën time duke bërë diçka që e dashuroj dhe që paguhem për të. Është absolutisht një bekim.



Më parë ke thënë që po provoje veten edhe në muzikë, a do të dalë ndonjë këngë e jotja në Amerikë?

Po vazhdoj të punojë në muzikë, por tregu në Amerikë nuk është i njëjtë me atë në Evropë apo në Shqipëri. Kërkon më shumë sesa thjesht të bësh një këngë apo një video muzikore që të fitosh respektin si një artist i vërtetë dhe frymëzues. 

Unë nuk dua të bëj thjesht një video muzikore. Dua që muzika ime tu flasë dhe t’i prekë të tjerët. Është një kapërcim i madh për mua duke qenë se të gjithë më njohin si modele. Unë dhe stafi im po bëjmë më të mirën që të jemi të sigurt që kur kënga ime të dalë, njerëzit do ta vlerësojnë atë me pasion dhe dashuri dhe të shihet puna ime e madhe, mos të gjykohet si thjesht një modele tjetër që përpiqet të këndojë.

Sepse realisht unë këndoj. Ne duam të vlerësojmë audiencën në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që ata të lidhen me muzikën time si artiste dhe sigurisht kjo nuk ndodh brenda një nate. Jam shumë profesioniste. Nuk do nxjerrë diçka që më duket mirë, por diçka që do të jetë fantastike.  

Deri kur mendon të jesh pjesë e botës së modelingut?

Përsa kohë që do të jem e kërkuar për punë. Deri tani ka qenë diçka e mrekullueshme dhe kam marrë më shumë punë se më parë. Ndaj mendoj se nuk ka limite se sa larg mund të shkojë ose të punojë si modele.

Oferta më e lartë që ke marrë deri tani për të pozuar, cila ka qenë?

Deri tani kam bërë shumë punë të mëdha dhe ofertat kanë qenë shumë të mira. Kam punuar për katalogët e Victoria Secret dhe për klipe me artistë të njohur Robin Thicke, Pitbull, David Guetta, Timberland  etj dhe shumë gjëra të tjera.   Është një listë e gjatë dhe pa dyshim mund të them se atje ku jam paguar më shumë është të jem fytyra dhe e vetmja modele  për Beats By Dre..  Kam shitur rreth  10 milion kufje nga “Dre products” me fushatën time të fotove për çdo produkt të vetëm.

Kjo është diçka e madhe, një ndjenjë kaq e mrekullueshme të dish se çdo njeri ka fotot e mia në shtëpi; kushdo që ka një palë kufje.  Ato janë të njohura botërisht dhe është një ndjesi unike, çdo modele që unë njoh do ta dëshironte një fushatë të tillë publicitare.



Si është në fakt gjithë industria e modës që  nga jashtë duket perfekte?

Industria e modës duhet të duket e mrekullueshme, perfekte. Çdo njeri punon shumë aty brenda, shumë orë punë, pa gjumë ndonjëherë, udhëtime të shumta, por kur punon me njerëz krijues nga stilistë të mrekullueshëm, makeup artist, fotografë të talentuar sigurisht që gjithçka që del prej kësaj pune duket e mrekullueshme dhe perfekte. Ne vendosim gjithë energjitë tona aty sepse në fund është rezultati ai që ka rëndësi.

Bën kujdes për linjat, kufizohesh në ushqim?

Po. Sigurisht. Unë kujdesem për atë që ha. Në fund të fundit trupi është çfarë ti ha. Nuk mbaj dieta, thjesht sigurohem që të marrë ushqim të shëndetshëm që të jem në një gjendje fizike dhe mendore të mirë. Por gjithashtu bëj edhe shumë palestër. Ushtrohem me një instruktor dy orë çdo ditë.   Ndihem shumë mirë duke pasur këtë rutinë çdo ditë. Është e shëndetshme për fizikun, emocionet dhe mendjen.

Cilat janë gjërat më të këqija që një modele duhet të durojë të themi?

Për mua është kur nuk më pëlqejnë fotot që klienti zgjedh. Disa herë mund të jenë shumë foto të tjera të bukura, por klienti zgjedh pikërisht atë që mua nuk më pëlqen shumë, kjo sepse vizioni i tyre është i ndryshëm nga i imi. Ata zgjedhin atë që mendojnë se do u shes produktin, jo atë ku unë dukem mirë, por sigurisht unë nuk mund të them asgjë rreth saj, sepse unë jam modele dhe duhet të bëj punën time dhe t’i lë ata të zgjedhin të duhurën për ta.

Për ty kush janë më xheloze modelet shqiptare apo ato të huaja?

Nuk njoh modele shqiptare ndaj nuk mund të them gjë, por modelet me të cilat punojë janë shumë të bukura dhe sigurisht ka xhelozi ndonjëherë, sepse agjentët synojnë të dërgojnë disa prej nesh të konkurrojnë për të njëjtën punë. Kjo ndonjëherë shkakton pak presion se kush do ta fitojë punën, por jo shumë xhelozi.

Ke qenë ndonjëherë në Shqipëri për pushime?

Në të vërtetë jo. Mund të them se kam qenë njëherë në Sarandë dhe ishte shumë bukur. Një vend i mrekullueshëm. Do të doja të kaloja më shumë kohë dhe po planifikojë të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën muajin tjetër. Jam shumë e entuziazmuar për këtë. Ka shumë gjëra që do të doja të shihja prej tyre.

A është e dashuruar Vildane Zeneli?

Aktualisht nuk po kërkoj për një mashkull. Jam e lumtur dhe puna është i dashuri im, por nëse shfaqet dikush që është i ëmbël, gazmor, krijues dhe me personalitet të këndshëm, ku i dihet..

Do doje të martoheshe me një shqiptar?

Nëse do të gjejë dikë që është i mirë dhe jam e sigurt se ka shumë që unë nuk i njoh, pse jo. Por unë nuk kërkoj të martohem shpejt..do të duhet ca kohë.



Libri yt për luftën në Kosovë kur do të dalë?

Libri që unë po shkruaj nuk është vetëm për Kosovën. Është për gjithë jetën time dhe çfarë kam kaluar. Do të jetë një histori e madhe, shumë histori dhe jam ende duke e shkruar.

Ndihesh në siklet kur të duhet të pozosh nudo?

Unë nuk pozoj nudo. Hera e vetme që pozova ishte për  “Culo nga Mazzuço” një libër artistik nga një prej fotografëve më të mirë  në botë si Mazzuço  dhe Russell James, fotografët Victoria Secret dhe ishte një projekt që ai e bërë me të gjithë modelet e  Victoria Secret. Unë kam pozuar për shumë modele të brendshmesh apo vaskash luksoze për shkak të fizikut dhe formave të mia trupore, por ato nuk janë pozime nudo.

Familja jote sa të mbështet në punën që bën?   

1000 përqind. Ata më duan për atë që jam dhe janë të lumtur sa kohë unë ndihem e tillë. Kjo është gjithçka që vlen.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” te gazetës “Shqiptarja.com”


Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron