Vincent Kompany u zyrtarizua pak ditë më parë si trajneri i ri i Bajern Mynih. Kjo zgjedhje e drejtruesve bavarezë për tja besuar timonin një tekniku të bri si belgu është kontestuar disi.
Njëri prej tyre ka qenë edhe ish-trajneri i Bajern, holandezi Louis Van Gal. Ai shprehu befasinë për këtë zgjedhje teksa komentoi për Sky Sports.
‘Isha shumë i befasuar sepse u shfaqën shumë emra në media, por jo e tija. Kompany është trajner i ri dhe nuk ka shumë përvojë. Unë mendoj se gjërat nuk po shkojnë aq mirë për Bajernin’, u shpreh ish-tekniku.
![]()
Bajern u nda me konsensus me Thomas Tuchel në fund të sezonit që lamë pas, pasi gjermani nuk mundi të fitonte trofe këtë sezon me bavarezët.
G.K/Shqiptarja.comKomente

