Persona janë vënë në pranga në Pogradec pasi vinin baste sportive me celularë. Në hetim është vënë një persona i cili kishte përshtatur lokalin e tij për zhvillimin e lojërave të fatit.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. T., 46 vjeç, A. P., 53 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. K., 36 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën në celularët e 2 shtetasve të tjerë, bileta të basteve sportive dhe faqe bastesh sportive. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi E. K. ishte organizatori i kësaj veprimtarie dhe kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për ushtrimin e lojërave të fatit;
Po ashtu është arrestuar në flagrancë shtetasin D. M., 46 vjeç dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 64 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në përdorim të 64-vjeçarit, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie, shtetasit D. M. iu gjetën në celularin e tij, bileta të basteve sportive dhe faqe bastesh sportive.
Celularët e këtyre shtetasve, që i shërbenin kësaj paligjshmërie, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.6%
-
Jo
24.2%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 759
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Tradita që sfidon kohën/ Familja Mato hap dyert për Report Tv: Çfarë gatuajmë për Ditën e Ujit të Bekuar! Ritet e zakonet ndër breza
6 Janar, 19:06
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Korçë/ Tentoi të kalonte ilegalisht shokun e tij duke e fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet shoferi në Qafë-Thanë! Vihet në hetim 20-vjeçari
5 Janar, 17:03
-
Aksident në Pogradec, mjeti del nga rruga! Dy shoferë të plagosur
5 Janar, 13:14
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Pogradec/ Banesat u shkrumbuan nga flakët, 4 familje në qiell të hapur! Kryetari: Mbulojmë shpenzimet e qiranë! Gruaja që iu dogj shtëpia: Vet e di si shpëtova
5 Janar, 12:50
-
Korçë/ 1.5 metër borë në Mashkullorë, kalimi i mjeteve vetëm me zinxhirë! Mjetet borëpastruese në terren
5 Janar, 11:29
-
Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)
4 Janar, 22:15