Bashkimi Europian ka njoftuar Shqipërinë përmes sistemit RASSF se në vend kanë hyrë fara susami me aflatoksinë. Origjina e farave është nga Bolivia, ndërsa kontrollet janë kryer në Holandë.

Fara susami të zeza natyrale, origjinë jo-BE në paketim 25 kg”, është emri i produktit me aflatoksinë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar produktin me destinacion asgjësimin. Gjithashtu ka këshilluar konsumatorët që nëse e kanë blerë dhe e kanë gjendje, ta kthejnë në pikat e shitjes.