Është vënë në prangat e policisë së Korçës ish përgjegjësi i Shëndetit Publik i cili ishte shpallur në kërkim, pas një dënimi që i kishte dhënë Gjykata për “Shpërdorim detyre”.

Sipas policisë në pranga ka rënë Luan Bejko 61 vjeç pasi Gjykata  e Korçës, e ka dënuar me 3 vite burg e 900 000  lekë gjobë,  për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe
“Korupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Bejko ka qenë përgjegjës në Drejtorinë e Shëndetit Publik Korcë, në vitin 2012 ku gjatë ushtrimit të detyrës së tij, e ka shpërdoruar atë, pasi vendoste gjoba tek subjekte të ndryshme, e më pas i anulonte ato në këmbim të ryshfetit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)