Policia ka bërë të mundur të arrestojë mëngjesin e sotëm një person i cili akuzohet për një seri vjedhjesh.
 
I arrestuari është Hile Gjokhilaj, 58 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar edhe më parë për veprën penale të ‘’Vjedhjes’’.

Ky person dyshohet të jetë autori i 7 vjedhjeve në biznese në Tiranë. Gjokhilaj akuzohet se ka vjedhur rreth 40 mijë lekë në total dhe si dhe një sasi të madhe artikujsh.

Mekanizmin e tij të vjedhjes e kishte duke përdorur mashtrime të ndryshme ose duke përfituar nga pëvëmendshmëria e shitësve, merrte shuma të ndryshme monetare dhe artikuj të ndryshëm në dyqane, më pas largohej me motor.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com