Violinisti Lorenc Radovani dhe pianistja Fatma Spahiu koncert recital në Shkodër, muzika klasike mirëpritet nga publiku

Koncert recital i dy muzikantëve, Fatma Spahiu në piano dhe Lorenc Radovani në violinë u ndoq me interes në teatrin “Migjeni”.  Dy artistët treguan emocionet gjatë interpretimit për publikut shkodran.

“Dua të shpreh ndjesinë time personale që më shumë emocion në këtë skenë nuk kam ndeshur”, u shpreh violinisti Lorenc Radovani.

“Emocionet si gjithmonë në skenë janë shumë të mëdha por sot ndjeva një emocion shumë të veçantë në Shkodër”, u shpreh pianistja Fatma Spahiu.

Publiku shijoi një mbrëmje të veçantë, ku repertori i përzgjedhur përfshiu kryevepra të muzikës botërore dhe shqiptare, ndër të cilat spikat vepra e Çesk Zadejës.

I pranishëm ishte e kompozitori i njohur Artan Liçaj, i cili vlerësoi përfshirjen e sonatës së tij në koncertin recital.

“Në qendër është figura e Skënderbeut dhe është shkruar për një përvjetor “, u shpreh kompozitori Artan Liçaj.

Koncerti shënon jo vetëm një ngjarje kulturore, por dhe rikthimin e muzikës klasike në Teatrin “Migjeni”. Recitali i dy artistëve Radovani-Spahiu do të vijojë rrugëtimin edhe në kryeqytet.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Plagosja me thikë në Pogradec, pas arrestimit të autorit të dyshuar, në pranga edhe një tjetër! Dyshohet se ndihmoi 54-vjeçarin të largohej nga vendngjarja

Plagosja me thikë në Pogradec, pas arrestimit të autorit të dyshuar, në pranga edhe një tjetër! Dyshohet se ndihmoi 54-vjeçarin të largohej nga vendngjarja