Vip-at pushtojnë rrjetet
sociale me urime!
Të veshur Kuq e Zi nga koka të këmbët apo të mbuluar me flamurin shqiptar, rrjetet sociale janë pushtuar që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme nga urimet dhe
Të veshur Kuq e Zi nga koka të këmbët apo të mbuluar me flamurin shqiptar, rrjetet sociale janë pushtuar që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme nga urimet dhe fotot e artistëve shqiptarë anembanë botës.
Në 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nuk kishin si të mungonin urimet nga artistë të ndryshëm në të gjitha rrjetet sociale.
Futbollisti Lorik Cana ka zgjedhur një mënyrë shumë prekse duke uruar 101 vjetorin e Pavarësisë.
“101 Vjet shtet! Zoti e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë! Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore! Gëzuar!"
Ndërsa Miss-i Afroviti Goge nga Filipina ka zgjedhur rrjetin social “facebook” për të uruar të gjithë shqiptarët: “Gëzuar Shqipëria ime e madhe! Je më e mira në botë ! Të dua!”.
Ndërkohë, urimeve për 101 vjetorin e Pavarësisë iu janë bashkuar edhe artistët Kosovarë.
Këngëtarja kosovare Nora Istrefi shkruan: “Urime festa e 28 NËNTORIT, proud to be Albanian"!(krenare që jam shqiptare).
Futbollisti Xherdan Shaqiri nuk ka harruar të urojë nga Zvicra Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit. Ylli kosovar me pasaportë zviceriane ka treguar edhe një herë se ka ndjenja patriotike për atdheun e tij. “Urime Festën e Flamurit, në 101 vjetorin e shtetit shqiptar. I juaji Shaqiri” – shkruante futbollisti Shaqiri.
Urimin e tij ai e ka shkruar edhe në gjuhën zviceriane ndërsa ka postuar edhe një foto të shqiponjës dykrenare.
Këtij urimi i është bashkuar edhe shkodranja Rosela Gjylbegu e cila shkruan “28 Nëntor – Dita e Flamurit dhe 101 Vjetori i Pavarsisë. Urime të gjithë dashamirësve të mi dhe gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen”.
Ndërsa bija e Vlorës, Maya ka zgjedhur fustanin të qëndisur me flamur ku shkruan: “Ky fustan është pjesë e klipit “Guri rëndë në vend të vet” dhe është bërë pjesë e shumë aktiviteteve të përvjetorëve të Pavarësisë. Ky flamur na ka identifikuar dhe do na identifikojë gjithmonë. Gëzuar shqiptarë kudo që ndodheni. Gëzuar Shqipëri”.
Janë të shumtë artistët që kanë postuar në rrejtet sociale, por ne kemi zgjedhur vetëm disa prej tyre. Gëzuar 101 vjetorin e Pavarësisë!
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(B.T/shqiptarja.com)
40/3
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2212
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive, dënohet me 1 vite burg Luiz Ejlli dhe një person tjetër
10 Tetor, 10:09
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga
10 Tetor, 10:05
-
U zbulua 'shtëpi bari' në Selitë, policia arreston dy persona
10 Tetor, 09:49
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! Spiropali i përgjigjet Bardhit: Reflekto mbi degradimet e tua etike
10 Tetor, 09:45
-
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja kush pritet të marrë mandatin e deputetit të PS-së
10 Tetor, 09:35
-
Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë
10 Tetor, 09:28
-
Një ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin! Reagimi për Report Tv: S’kam probleme ligjore, por do kujdesem për shëndetin
10 Tetor, 09:21
-
U zbulua 'shtëpi bari' në Tiranë, ja magazina ku u gjet kanabisi në zonën e Selitës (Video)
10 Tetor, 09:14
-
E konfirmon prestigjozja britanike, Armando Broja nuk luan këtë vit për Kombëtaren
10 Tetor, 09:12
-
Erdogan sot në Tiranë, ja 3 marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy vendeve
10 Tetor, 09:11
-
Grupi i PD reagon pas anulimit të seancës plenare: Kuvendi nuk është si qelia e Pëlumb Gjokës, që e hap dhe mbyll sa herë dëshiron
10 Tetor, 08:48
-
Demush Shasha: Rënia e mitit të Ushtrisë së Kuqe
10 Tetor, 08:46