Vipat: Kur disa pushojnë dhe disa punojnë

Vipat: Kur disa pushojnë dhe disa punojnë
Ndërkohë që disa personazhe të famshëm kanë zgjedhur të pushojnë në këtë sezon të nxehtë veror për disa të tjerë puna vazhdon, madje ka dhe intensitetin më të lartë. Një valë koncertsh dhe performancash kanë nisur në territorin shqiptar por edhe jashtë kufinjtë të saj.
“Summer Fest” një iniciative e televizionit “Top Channel” sjell në çdo qytet të Shqipërisë artistët më në zë të muzikës dhe jo vetëm. Emra të njohur si këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata,Vesa Luma etj kanë perfomuar në qytete të ndryshme e kryesisht bregdetare si Durrësi, Vlora, Saranda etj.
Ndërkohë këtyre festivaleve do t’i bashkohet për herë të parë edhe këngëtarja e njohur Adelina Ismaili. Ismaili vetëm pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj më të ri “Ku ma ke”, i cili është duke korrur mjaft sukses. Në këtë klip ka marrë pjesë edhe aktori i njohur i humorit Julian Deda. Ndërkohë edhe këngëtarja e çmimeve të para Elvana Gjata i është dedikuar totalisht koncerteve.
Edhe për këngëtarin e hitit “Mamica”, Klajd Haruni kjo periudhë është e ngarkuar me koncerte dhe performanca live, duke mos i dhënë mundësi ende për të shijuar pushimet. Mesa duket suksesi i ka edhe kosto të tilla.
Në intervistën e dhënë për “Pink Report” rubrikën e emisionit “Rreze Dielli” në A1 Report, këngëtarja Samanta Karavella ka pohuar se kjo periudhë për të është mjaft e ngarkuar me koncerte dhe projekte të ndryshme muzikore. Ndërkohë këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i suksseshëm Vedat Ademi vazhdon të mos e tradhëtojë Tiranën. Ai ka qëndruar besnik i klubeve të ndryshme në kryeqytet, ku performohet muzikë live, duke dhuruar kështu çdo ditë të javës muzikën më të mirë për fansat e tij. Gjithashtu ai nuk ka lënë pas as qytetet e tjera të Shqipërisë si Velipoja, Berati etj. Por edhe udhëtimet jashtë vendit nuk kanë munguar për Ademin ku ka qenë në Gjermani, Angli dhe padyshim pa harruar vendlindjen e këngëtarit, Kosovën.
Këngëtarja më e përfolur e momentit Dafina Zeqiri ka performuar së bashku me të dashurin e saj gjithashtu mjaft të komentuar Ledrin në Kosovë duke dhuruar një atmosferë me të vërtetë të nxehtë. Kohët e fundit Dafina ka kryer një ndërhyrje tjetër plastike tek mollëzat e cila nuk është lënë jashtë vëmendjes së mediave rozë. Për të mos folur më pas për marrëdhënien e saj me reperin Ledri, të cilën këngëtarja e ka lënë gjithnjë si një çështje të hapur. Por mesa duket në këtë koncert të fundit të saj, Zeqiri ka dashur të vendosë pikat mbi i, me anë të një performance në skenën e një klubi të njohur në Kosovë, Duffy ka kënduar këngën “Po m’pëlqen”, që është bashkëpunimi i saj i parë me Ledri Vulën. Bukuroshja i drejtohet fansave duke thënë se, “E di që Ledri ju pëlqen se është frajeri jem”, ku ka marr miratimin e tij dhe brohoritjen e fansave të tyre.
Ndërkohë reperi i njohur Noizy ka vijuar koncertet e tij në mbarë Kosovën, në Pejë, Prishtinë, Preveshë etj. Këngëtari pritet të publikoj këto ditë edhe hitin e tij, “Rude Boy”, që do ta shoqëroj edhe me një klip.
Gjithashtu në Kosovë ka performuar dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila performon gjithmonë në mënyrë mjaft ekstravagante por që pëlqehet mjaft nga publiku e sidomos nga ai mashkullor. Në këtë mënyrë vipat tanë i dhurojnë ngjyra dhe më shumë dinamizëm e muzikë të bukur këtyre ditëve të nxehta verore duke thyer kështu monotoninë e pushimeve të zakonshme për fansat e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë