Virozat e stinës/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj: Nuk jemi ende në kulmin e shifrave! Ata që kanë forma të lehta duhen trajtuar në banesë

Tiranë - Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli në Report Tv lidhur me situatën e gripit dhe virozave të stinës të cilat kanë mbushur disa prej spitaleve të vendit.

Brataj këshillon qytetarët në ‘Sot Live në Shqipëri’, që nëse kanë simptoma të lehta të mos i drejtohen menjëherë urgjencës. Kjo vlen edhe për fëmijët, si dhe të moshuarit mbi 65 vjeç. Rekomandohet regjim shtrati dhe pushim.

'Ato forma të lehta, nuk duhet të drejtohen strukturave. Ato 4 5 ditë do të kalojë. Sëmundjet virale nuk kanë komplikanca për personat e shëndetshëm. Ato me patologji, moshat e treta, fëmijët janë më të rrezikuar. Por edhe ato format e lehtë duhen trajtuar në banesë. Dalja shkakton dëmtimin e mukozave dhe aktivizim të baktereve. I bashkëngjitet, këdo të shohësh që kërkon ndihmë pas 2-3 ditë temperaturë, ka dalë menjëherë kthehet sërish me shenja. Këshilla e parë, regjim shtrati, pushim, higjena, qëndrimi në distancë.

Duke parë këto 2-3 ditë e fundit, gjendjen e Italisë dhe Shqipërisë, është në rritje. Nuk mund të themi që jemi në kulmin e pandemisë. Ka rritje, nuk ka qëndrim të shifrave. Është në sezonin e vet. Këto numra, janë të vërtetuara se janë të prekur me virusin, Covid dhe SV. Kjo e fundit dallohet me një test të thjeshtë, gripi shfaqet me temperaturë të menjëhershme 39-40 gradë. Ka simptomë, dhimbje muskujsh, bllokim hundësh, kolla. Tregon më shumë drejt gripit se sa viruseve të tjera. SV shkakton bllokim hundësh. Temperatura rritet në mënyrë graduale', tha Brataj për Nertil Agalliun.

Më tej bëri thirrje edhe për vaksinimin kundër gripit, një fushatë që nis gjithmonë që në tetor kur fillon vjeshta. Sakaq, pati dhe një kritikë ndaj atyre që sipas tij propaganduan fushatën ‘anti-vax’, kundër vaksinimeve që prej pandemisë.

'Kemi disa mjekë që japin këshilla, rrini në banesë, trajto temperaturën. Gripi pati disa ndërprerje këto vite. Ka pësuar dhe ai këto ndryshimet e veta. Mediat online propaganduan anti-vax, do ishte shuar bota po të kishim dëgjuar këshillat e tyre, shpëtoi njerëzimi nga pasojat e Covid. Falë vaksinimit janë zhdukur sëmundje të tjera. Viruset kanë materialë ADN-je, që ndryshon gjithmonë, virusi një gjë amorfe, nuk jeton jashtë qelizave të gjallë. Janë 250 mijë viruse që qarkullojnë. Vaksinimi është baza nga sezoni në sezon. Fëmijët nga 1-5 vjeç dhe personat mbi 65 vjeç mirë do ishte ta bënin që në tetor kur fillon fushata e vaksinimit.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi

Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi