FREETOWN- Me vdekjen e doktoreshës Olivette Buck, drejtoreshë e spitalit “Lumely” në Freetown, numri i viktimave të virusit Ebola në Sierra Leone, nga rradhët e mjekëve, ka shkuar në 4.

Dr. Buck ndërroi jetë ditën e djeshme, vetëm 5 ditë pasi ishte infektuar nga virusi. Ndërkohë mediat e Sierra Leone ziejnë me artikuj dhe opinione anti-qeveritare pasi në rastin e mjekes Buck, presidenca e vendit kishte dështuar ta dërgonte me urgjencë për kurim në Gjermani.

Rasti i humbjes së mjekes në fjalë ka prekur së tepërmi opinionin publik në Sierra Leone pasi Buck, në luftën kundër Ebolas, kishte fituar një reputacion shumë të mirë.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë u prononcua për mediat duke thënë se punonjësit e ministrisë ndjejnë hidhërim të thellë për humbjen e një tjetër personi tepër të dedikuar në luftën kundër Ebolës. Në fakt Olivette Buck është mjekja e katër në vend që humb jetën nga virusi famëkeq, por gjithashtu dhe e para femër nga rradhët e doktorëve.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)