'Virusin e kam prekur', doktori shqiptar: Italia nis fazën e dytë! Shqipëria, kujdes me masat! (Një përgjigje edhe për plazhin)

TIRANE-Mjeku shqiptar në Milano që është në krye të detyrës në vijën e parë, Albert Troci në një intervistë për Report Tv me gazetarin u shpreh se Italia po bëhet gati për fazën e dytë me nisjen e hapjes graduale. "Po bëhemi gati të dalim në fazën e dytë. Duhet të dalim patjetër dhe të gjejmë një strategji. Tani fazat janë të qarta, po bëhen shumë teste dhe si do të nisë hapja. Hapja duhet të jetë me një vëzhgim shumë të lartë, duhet të shikohen kurbat për të mos pasur një goditje të dytë nga rihapja".

Ashtu si Italia dhe Shqipëria po bëhet gati për hapjen graduale, po sa rrezikon? "Shqipëria pati fatin se pa se ç'ndodhi në Itali dhe arriti që të bllokonte zinxhirin e infeksionit. Si në Itali dhe vende të tjera numri i të infektruarve reale është më i lartë se ai që testohen, që pasqyrohen në testet zyrtare. Nuk është thjeshtë fakti që të kesh respirator, nuk do të thotë se i zgjidhe të gjitha. Se të kesh një pacient në terapi itensivie duhet të kesh një mjek dhe dy infermier të specializuar. Pra është edhe numri i personave të specializuar. Një terapi itensive është shumë e vështirë për t'u trajtuar" tha ai. 

Nisur nga hipoteza e kritikut të njohur italian të artit Vittorio Sgarbi se virusi është një mashtrim dhe se njerëzit kanë vdekur me COVID dhe jo nga COVID-i, Troci tha se "Që virusi është real, unë e prek me dorë se komplet spitali është me pacientë. Virusi ekziston. Këtë nuk mund ta lëvizim. Nga ka dalë? Është virus natyror, se po të ishte në laborator do të kishte një shenjë në Kodin Gjenetik, kjo do të dukej nga ekspertët. Pastaj a ka dalë apo jo nga laboratori këtë nuk mund ta themi. Tani nuk mund ta bëjmë këtë analizë. Që virusi nuk është bërë në laborator është i sigurt, vjen nga një specie në një tjetër" tha ai.  

Por sa përqind e atyre që kanë vdekur kanë ndërruar jetë vetëm nga COVID pa sëmundje të tjera shoqëruese? "Kjo është një pyetje e vështirë mund t'u them që nëse këto pacient nuk do të kishin pasur koronavirus. Sipas një studimi në Skoci,u tha se pacientët që kaë hasur koronavirusin humbur nga 2-12 vite jetë".

Një koment ai e kishte edhe për mjekët shqiptarë që shkuan në Itali. "Unë punoj në Milano, në spitalin tim nuk kemi pasur janë dërguar në zonën që kishte një krizë totale, Bergamo dhe Breshia. Unë nuk kam pasur mundësi. Ditën që erdhën telefoni im ishte plot me mesazhe nga kolegët që më uronin dhe falenderonin për këtë gjest dhe kjo na bën të lumtur dhe na bën krenarë me vendin" tha ai.

Por sa mundësi ka që këtë verë të bëjmë plazh? "Mjekët në Itali me urdhër nuk mund të marrin lejen normale. Por na ana tjetër besoj se këtë vit do të dalim, sektori më i prekur është turizmi, plazhe dhe po mundohen të gjejnë strategjinë, do të jetë e vështirë, normaliteti i ri do të na mësojnë si të sillemi. Ne si njerëz kemi ndryshuar mentalitetin tonë. Shpresoj që me ardhjen e verës të ulet numri i rasteve dhe ajo që do të ishte dicka e bukur do të ishte sikur ndodhi me 2002 sarsin që të zhdukej vetvetiu. Nga të dhënat që kemi, nuk është e vërtetë se virusi është bërë më i butë, por trajtimi që i bëjmë" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber lejku: 28/04/2020 11:53

    Duhet te kete me shume liri, mundesisht orari i liridaljes ose i levizjes se lire te njerezve, te behet nga ora 06.00 e mengjezit e deri ne oren 22.00 te mbremjes. Por mjafton qe te zbatohen me korrektese te plote te gjitha rregullat e percaktuara per situaten e krijuar. Corona mund te vazhdoje edhe disa muaj, per te mos thene me shume se kaq, prandaj nuk ka asnje sens apo aresye qe njerezit te qendrojn te izoluar apo me liri te kufizuar. Te lire, por me masa strikte...

    Përgjigju
  • A1&PM: 28/04/2020 01:42

    Nuk po e shof komentin tim

    Përgjigju
  • A1&PM: 28/04/2020 01:38

    Coronavirus eshte propagande ndersa vdekjet ndodhin ne spital nga doktoret me emisione te cilet i vrasin njerzit. Perse UK qe ne nentore 2019 lejone viagrat te shiten ne farmaci pa rekomandim nga mjeku?,ku perpara ishte e pa munder te merje nje te till, pleqt e shfritzuan kete raste dhe te shkretet,zemrat e pleqve ishin te dopta dhe vdicem duke u emeruar me Coronavirus. Perse ne Itali por dhe kudo munt te ket ndodhe ne nuk e dim,disa doktor vran veten apo ndoshta nuk kishin ber asnje her para kesaj vrasje,kur pan duke vdekur njerzit nga mjekimet e tyre vran veten,pacja qofte me keta njerez te sinqert po pafuqi per te treguar. Pse kush nisi te tregoj te verteten vdiq ciditrishte?

    Përgjigju
  • Brunilda: 27/04/2020 14:44

    Ka ndikuar shum ekonomia ne familjen time u be nji muaj qe po perjetojm shum veshtirsi edhe pagen qe na ka dhen kryeministri spo e marrim jemi me qera shtepie me keste kredie Zoti na ndihmoft ishalla sepse vetem Zoti na ka ngel

    Përgjigju
    • Luis: 27/04/2020 23:01

      Gjithmon lutju Zotit se Zoti ti jep ata qe don jo njeriu

  • Besik: 27/04/2020 12:06

    Jo ka ndiku po skemi as dhe ndihme nga shteti per arsye se skemi qene te regjistruar ne pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë