Visar Zhiti: Mirënjohje dhe dhimbje për gjithçka që bëtë Kadare

Visar Zhiti: Mirënjohje dhe dhimbje për gjithçka që bëtë Kadare

1719856864_KADARE.JPG

Shkrimtari Visar Zhiti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadares.

Me një postim në rrjetet sociale, Zhiti shkruan se brezat janë rritur me veprat e tij, ndërsa kujton bisedat dhe takimet më të.  

“Ikja nga kjo jetë e Shkrimtarit dëshpëron të gjithë ata që e duan, por vepra e bën të pranishëm te çdo lexues i tij, bashkëbisedimi vazhdon. Kadare i dha gjuhës shqipe shumë dhe romanit shqiptar njohje botërore. Brezin tim e rritën me veprën e tij, ajo u bë e madhe, iu përshtat kohëve dhe u bë kohë dhe vetë. Mes adhurimeve të merituara dhe qortimeve të shumta po ashtu, ne e shohim si mjeshtër të fjalës shqipe. Botimet “Onufri” me përkushtim dhe besnikëri e kanë dhënë të plotë Kadarenë shkrimtar. Ai aty jeton. Takimet dhe bisedat me të i çmoj, nga ana njerëzore ato për mua kanë diçka nga dhënia e zjarrit dhe e cigareve të miqësisë, atë tym të ditëve aq shumë shqiptare. Mirënjohje dhe dhimbje për gjithçka që bëtë, Kadare!", shkruan ai. 


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse