Vithkuqi, perlë e juglindjes së vendit, banorët: Turistë kemi por largohen se nuk kanë ku të qëndrojnë (VIDEO)

Vithkuqi është një ndër fshatrat më atraktivë në juglindje të vendit i ndodhur 27 km larg qytetit të Korçës.

Gjatë gjithë rrugës për në këtë fshat të shoqëron një panoramë fantastike e natyrës, në mbërritje të Vithkuqit kupton se çfarë perle e natyrës është kjo zonë.

Peisazhi fantastik në relievin malor, pemët e larta, klima e pastër alpine, tradita, mikpritja, kulinaria dhe objeket e lashta plot histori  janë disa nga arsyet që e listojnë këtë fshat ndër më atraktivët e Juglindjes.

Por edhe pse një fshat me potencial, sot VIthkuqi shihet i zbrazët.

Një fshat turistik por pa turistë, një fshat i bukur por i papromovuar dhe i lënë në harresë.

Vendasit e duan fshatin e tyre, janë përpjekur të hapin shtëpi pritëse për turistet rastësore të cilët kryesisht janë të huaj.

Disa banorë kanë dhënë mendimin e tyre për vendin se ku jetojnë.

"Vithkuqi një fshat malor dhe i bekuar, turistët vijnë dhe ikin sepse nuk ka investime. Unë bëj thirrje që të bëhen investime sepse është një fshat i bekur", tha një banore.

Gjithashtu një tjetër banor theksoi mungesën e investimit të shtëpisë së autorit të Abetares së parë, Naum Veqilharxhi.

"Në radhë të parë, Vithkuqi ka një histori të vjetër, Naum Veqilharxhi që ka bërë dhe abetaren e parë shqipe dhe në shtëpinë e tij nuk ndodhet asnjë pllakë guri që të shkruhet që aty ka jetuar Naum Veqilharxhi", tha një tjetër banor.

"Kanë ardhur turistë francez dhe gjerman, i kam hapur shtëpinë që të flenë. Kam shitur dhe qilime", tha një tjetër banore.

Por pavarësisht dëshirës së banorëve për të zhvilluar turizmin duket se kjo është e pamundur për aq kohë sa do të mungojnë investimet.

Mungesa e ujit, mungesa e promovimit të këtij fshati dhe te tjera probleme sipas banorëve janë disa nga arsyet qe po pengojnë turizmin në fshatin e bekuar, por të harruar.

Sipas tyre nuk është investuar në hotele dhe restorante si në Voskopojë dhe Dardhë dhe se bashkia duhet të ndërhyjë e të bëjë rikonstruksionin e kalldrëmit.

"Po si të zhvillohet turizmi këtu, kur nuk ka ujë të pijshëm?", u shpreh banori.

Vithkuqi me bukuritë që i ka falur nëna natyrë ka nevojë për më shumë investime që të kthehet në destinacion të turistëve vendas dhe të huaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 29/02/2020 19:31

    Hapini shtepite! Levizni vendit! Bëni diçka! Vejeni mendjen në punë! Bejuni bashkë dhe punoni duke konsultuar njeri-tjetrin dhe jo ta derrmoni njeri-tjetrin! Levizni, bëni diçka, mos prisni duke gogesitur qe t iu ushqejne të tjeret !

    Përgjigju
    • Pandi: 03/03/2020 09:32

      Ua ka vene syne keto te shtetit mo te keqen. Te ikun njerzit nga e keqa dhe keta te marrin toke e mall. Njerez mizore.

    • Nip Vithkuqi: 29/02/2020 22:07

      O zoti Kafshe, a e di ku bie ky fshati per te cilin po komenton? A e di qe uji intyre shkon ne Korce, tubacioni kalon poshte kalldremeve te tyre, dhe ata nuk i le kush te marrin uje? Une jam nip atje, dhe sa here shkoj te vizitoj gjyshen time plake, aq here marr miq e shoke me vete. Gjithmone ngelem i turperuar. Jo nga mikpritja brenda shtepive te njerezve, as nga natyra jashte, por nga ato gjera qe realisht duhet ti beje shteti. Kam tentuar te ble shtepi per vete, te ble teren per te ndertuar. Nuk kane "karta", sepse hipoteka nuk punon atje. Ua vjedhin tokat me gjyqe fiktive. Cfare mund te bejne po u mblodhen? Tu thyejne kembet hajduteve? Te hyjne ne burg? Dhe te lene grate ne shtepi? Qe t'ua zene edhe ato? Bastardet... edhe Kafshet e kane marre peng kete vend qyqaresh. Vota ka vlere, por tek ne nuk numerohet. Vetem me vote munt te behen njerezit bashke, i dashur Kafshe PS. Mos harro te dalesh te hene ne mbeshtetje te simbolit te ndershmerise, bashkepunimit, bashkekonsultimit dhe kampionit te gogesimave.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it