Viti 2005, shkatërrimi i armëve kimike
raportimi në Institutin Luftë dhe Paqe

Viti 2005, shkatërrimi i armëve kimike<br />raportimi në Institutin Luftë dhe Paqe
TIRANË - Ambientalistët shqiptarë po ngrejnë zërin mbi përmbajtjen e një baze rreth 40 kilometra larg Tiranës për të cilët autoritetet kanë pranuar së fundmi se përmban një nga depozitat kimike më të mëdhaja në rajon.
 
Në këtë bazë gjenden 600 fuçi me rreth 16 ton arsenik dhe gazit Iperit (mustard gas), të cilët janë elementë për ndërtimin e armëve kimike. Ekzistenca e këtij arsenali, i cili besohet se iu dha regjimit Enver Hoxhës nga Kina, u zbulua nga gazeta amerikane "Washington Post" në 10 janar.
 
Në një deklaratë për gazetarët në 12 janar, pasi problemi u bë lajm, Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Besnik Bare, tha se substancat ishin depozituar në vitet ’70, në pikun e aleancës mes Kinës dhe Shqipërisë.
 
Në ato kohë Shqipëria ishte e interesuar në sigurimin e armëve kimike. Këtë e konfirmon dhe një ish-Ministër Mbrojtjeje, Sabit Brokaj, i cili tha se Shqipëria donte të rrjeshtohej mes vendeve mes vendeve më të armatosura në botë.
 
Por autoritetet shqiptare harruan për ekzistencën e përbërësve kimikë kur Enver Hoxha vdiq në vitin 1985. Bare tha se nuk ka dokumenta zyrtarë të cilët shpjegojnë ekzaktëzisht se si këto kimikate u transportuan në Shqipëri apo se pse substancat u depozituan në atë bazë.
 
“Kemi informacion të besueshëm se nuk ka depozita të tjera kimike në vend përveç atyre që sapo janë zbuluar”- shtoi ai. Shqipëria është e detyruar të zbulojë dhe më pas eliminojë armët kimike në bazë të konventës ndërkombëtare që qeveria e Tiranës firmosi në vitin 1993.
 
Koloneli Fadil Vucaj, një specialist mbi substancat kimike, tha se ekspertët ndërkombëtar kishin monitoruar kushtet e fuçive dhe mund të garantonin se ato kishin qëndruar të mbyllura hermetikisht.
 
Sipas Vucaj, fuçitë ishin të siguruara më të paktën 10 pajisje sigurie dhe 24 orë nën mbikqyrje.
Vucaj tha se ishte i bindur qe depozitat kimike dhe eliminimi i tyre nuk përbënin rrezik për sigurinë e vendit apo për ambientin.
 
Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko gjithashtu insistoi se arsenali vdekjeprurës nuk përbën rrezik. Në një takim në 11 janar në Tiranë me ekspertët amerikanë të mbrojtjes, Majko tha se ushtria shqiptare kishte marrë masat e nevojshme për të ndaluar që substancat të cënonin ndonjë.
Megjithatë, ambientalistët shqiptarë nuk janë të bindur.
 
“Jam i sigurt se Shqipëria nuk i ka mjetet e duhura për të siguruar qytetarët dhe ambientin rrethues nga kontaminimi”- tha Dritan Koka, anëtar i Shoqatës së Avokatëve Ambientalistë. Shumë shqiptarë gjithashtu nuk janë të sigurt që autoritetet kanë kompetencën e duhur për t’u marrë me këtë problem.
 
“Ajo çka më shqetëson më shumë është se sa e sigurtë do të jetë lëvizja e këtyre kimikateve, nëse shqiptarët nuk kanë eksperiencë me një proces të tillë?”- tha Ilir Suni, një student në Universitetin e Tiranës.
 
Adam Ereli, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan, tha se SHBA ka ofruar 20 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë në eliminimin e substancave. Ekspertët e armëve kimike do të sjellin kremtore të lëvizshme për armët kimike në Shqipëri, për të siguruar shkatërrimin e tyre deri në 2007.
 
Zyrtarët e SHBA-së janë të shqetësuar se, megjithëse arsenali kimik është në sasi të vogël, ato mund të bëhen shënjestra e terroristëve. Kjo pasi baza është një nga më pak të mbrojturat në botë.
 
Pëllumb Qazimi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, tha se qeveria shqiptare gjithashtu do të luajë një rol kyç në shkatërrimin e këtyre depozitave. “Eliminimi i tyre nuk përbën rrezik për popullin”- tha ai. Me gjithë thirrjet për të qëndruar të qetë, disa ambientalistë mbeten të shqetësuar. Ministri i Mjedisit Et’hem Ruka, e ndezi më tej situatën duke thënë për mediat se substancat ishin kaq toksike sa që do të mjaftonin pak miligramë për të vrarë një numër të madh njerëzish.
 
Një zyrtar në institucionin e mjedisit, i cili kërkoi të qëndrojë anonim, tha se lëvizja e toksinave dhe dekontaminimi i zonës aty afër, do të kërkonte metoda të sofistikuara. “Eliminimi i tyre nuk garanton ruajtjen e mjedisit”-paralajmëroi zyrtari-“pra ekspertëve do t’u duhet të ndjekin me përpikmëri legjislacionin ndërkombëtar mbi ruajtjen e mjedisit. Koka thotë se mbështetja e qeverisë shqiptare, në ekspertizën amerikane për t'u marrë me krizën, nuk nuk është shenjë e mirë për të ardhmen.
 
“Me gjithë faktin se ekspertët amerikanë do të marrin pjesë në lëvizjen e këtyre kimikateve, në duhet të përpilojmë një plan kombëtar i cili ka si prioritet mbrojtjen e mjedisit”.’tha ai.
Duke u kthyer në çështjen e heqjes së arsenalit vdekjeprurës, Vucaj tha se autoritetet duhej ende të vendosnin midis 2 mundësive, djegies ose neutralizimit të kimikateve.
“Metodat e eliminimit të armëve kimike janë ende duke u studiuar dhe do të zgjedhim atë më të mirën”- tha ai.
 
Komisioni i mbrojtjes së parlamentit shqiptar, në një nga seancat e fundit, kërkoi ekspertë të huaj për të kooperuar me autoritet këtu, edhe pasi substancat të shkatërrohen. Dashamir Shehi, shef i komisionit, tha se kjo ndihmë e jashtme duhet gjithashtu të fokusohet në ndihmën e Shqipërisë për të gjetur dhe eliminuar armë të tjera të rrezikshme që kanë ngelur që prëj kohës së Hoxhës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut