Viti i ri Akademik/ Kryemadhi nuk ‘heq dorë’ nga Kopshti Botanik: I vetmi laborator natyror që ka vendi

Viti i ri Akademik/ Kryemadhi nuk ‘heq dorë’ nga Kopshti Botanik: I vetmi laborator natyror që ka vendi

1556965893_mona1.jpg

Në ditën e parë të Universitetit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka uruar të gjithë studentët për një vit sa më të mbarë akademik.

Kryemadhi thotë se janë të shumtë dhe ata nxënës, që si rrjedhojë e një sistemi të degraduar nuk ja dolën ndoshta as të regjistrohen në universitet.

Duke sjellë në vëmendje protestën e studentëve dhjetorin e kaluar, Kryemadhit thotë se ajo nuk mundi që të ndryshonte gjendjen në të cilin ndodhet arsimi në Shqipëri.

Kryemadhi thotë se ky vit akademik nisi me një ngjarje skandaloze, që sipas saj, dhunon rëndë autonominë universitare.

Sipas kryetares së LSI-së, ishte skandaloze grabitja që qeveria i bëri Kopshtit Botanik, të vetmit laborator natyror që ka sot vendi

Reagimi i Kryemadhit:

Sot është dita juaj teksa niseni për të mbushur auditorët plot me shpresa, se nesër do të jetë një ditë më e bukur për ju dhe familjet tuaja, për prindërit dhe sakrificat e tyre, për ëndrrat dhe dëshirat tuaja.

Kjo është një ditë e rëndësishme, mbi të gjitha për ata djem e vajza që për herë të parë do të ulen në auditorët e fakulteteve, ndaj ju inkurajoj të studioni shumë, t’i përkushtoheni shkollës dhe ju uroj një vit të suksesshëm.

Për një pjesë të studentëve të rinj kjo është një ditë e lumtur, mundi i shumë viteve u finalizua me regjistrimin në degën e ëndrrave tuaja, por nga ana tjetër të shumtë janë ata që si rrjedhojë e një sistemi të degraduar nuk ja dolën ndoshta as të regjistrohen në universitet. Të shumtë janë edhe ata që përballë dyerve të mbyllura të shpresës dhe të ardhmes, zgjodhën të largohen nga vendi.

Protesta studentore e dhjetorit të kaluar nuk shërbeu vetëm për të na dhënë të gjithëve një leksion të fortë demokracie, por edhe për të sjellë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë, gjendjen apatike të arsimit të lartë. Megjithatë, as kjo protestë nuk ja doli të sjellë reflektim dhe ndryshim në auditorët tuaj.

Ky vit akademik nisi me një ngjarje skandaloze, që dhunon rëndë autonominë universitare. Grabitja që qeveria i bëri Kopshtit Botanik, të vetmit laborator natyror që ka sot vendi. Po aq i rëndë e i padrejtë ishte edhe vendimi i qeverisë për të ndryshuar kriteret e pranimit në universitet vetëm një muaj përpara konkurimit.

Sot ju i drejtoheni të njëjtëve auditorë, të njëjtëve universitete pa laboratorë dhe pa biblioteka. U drejtoheni konvikteve, që vetëm u është bojatisur fasada. Sot vërtetë mund të keni në dorë një kartë studenti, por ajo nuk ju ndihmon as për t’i blerë librat më lirë, as për transport interurban apo urban me tarifa të reduktuara, as për shërbime kancelarie apo për të ulur kostot për mjetet e studimit.

Shumë prej jush, detyroheni të punoni gjatë studimeve për të përballuar kostot e larta të arsimimit dhe jetesës. Të gjitha këto vështirësi duket se nuk i interesojnë qeverisë, ashtu si nuk i intereson e ardhmja sociale dhe profesionale e secilit prej jush.

Si kryetare e LSI, do të doja shumë që ju sot të kishit arsimin që meritoni. Por unë besoj, se ju jeni e ardhmja që do të ndryshoni këtë realitet të shëmtuar, për të ndërtuar një Shqipëri, që e meritojnë shqiptarët.

Për LSI të rinjtë janë të parët, ndaj sot ndjej detyrimin jo vetëm t’ju uroj por edhe t’ju zotohem në angazhimin tonë të palëkundur për të ndërtuar një arsim të lartë cilësor, ku trupa akademike trajtohet me dinjitet dhe universiteti nuk do të shërbejë më për të dhënë një diplomë të paguar shtrenjtë. Ku studenti, mirëshkollimi dhe e ardhmja juaj është e para.


Lajmi kryesor:

Viti i ri Akademik/ Kryemadhi: Ky vit akademik nisi me një ngjarje skandaloze


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë