Viti i ri akademik, Nikolla: Studentët
zgjodhën vetë skemën e pranimeve

Viti i ri akademik, Nikolla: Studentët<br />zgjodhën vetë skemën e pranimeve
Ka nisur sot në të gjithë vendin viti i ri akademik 2016-2017 ku në auditore janë ulur 120 mijë studentë në universitetet publike dhe ato private.
Ky vit i ri akademik ka nisur jo me të gjithë studentët që kanë aplikuar për ciklin e parë të studimeve pasi rreth 40% e maturantëve ende nuk kanë shpallur fitues për shkak se, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, dita e fundit e regjistrimit në universitete do të jetë data 27 tetor.
 
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla teksa ka uruar studentët në këtë vit të ri akademik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku ishte e shoqëruar dhe nga Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.

Nikolla ka thënë se këtë vit të ri akademik kanë qenë studentët ata që kanë përcaktuar skemën e pranimeve në universitete.

Ndjehem e emocionuar që rikthehem në Universitetin ku kam studiuar. Sot fillojnë vitin e ri akademik 120 mijë studentë. Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët. Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta’ tha ajo.
 
Ndërsa rektori Koni ka thënë se në Universitetin e Tiranës do të studiojnë këtë vit 11 mijë studentë.
 
‘Janë 11 mijë studentë në total që do studiojnë në Universitetin e Tiranës. 5400 studentë në ciklin e parë dhe 5600 studentë në ciklin e dytë’ tha ai.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin