Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator dhe mbyllet më 12 qershor.
Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes datave 1-26 qershor. Nxënësit e klasave të 9-ta do e mbyllin mësimin më 29 maj, ndërsa provimet do mbahen në 15-26 qershor 2026.
Sa i përket kalendarit të pushimeve, ato dimërore përkojnë në datat 22 dhjetor 2025-2 janar 2026 përsimin bazë, e mesëm dhe të lartë ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë janë në datat 30 mars 2026-3 prill 2026.
Sa i përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht, proces që kryhet përmes e-Albania. Librat falas do të shpërndahen pranë shkollave, të cilat kanë secila datën e tyre dhe për këtë prindërit duhet të informohen pikërisht pranë shkollave përkatëse.
Ministria e Arsimit rikujton se përdorimi i telefonave në mësim apo në ambientet e shkollës vazhdon të jetë i ndaluar, dhe se janë forcuar masat për shkelësit dhe prindërit do të njoftohen menjëherë. Prindërit nxiten të shohin online të gjitha dokumentet e shkollës, si dhe fëmijët të ndjekin programet psiko-sociale dhe të mbajnë kontakt me oficerët e sigurisë nëpër shkolla.
Tre konkurse kombëtare organizon shteti këtë vit. Për shkollat 9-vjecare Konkursi Kombëtar i Teatrit, për shkollat e mesme, Festivali i Shkencës dhe për Klasat e 9-ta, Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe.
Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.2%
-
Jo
61.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2902
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD në duart e Berishës, Shqipëria në duart e Ramës
22 Mars, 16:40
-
Festa e ‘Sulltan Nevruzit’, politika uron besimtarët bektashinj! Rama e Begaj: Simbol i rilindjes dhe fillimeve të reja
22 Mars, 15:34
-
Një fundjavë në Shkodër? Ja arsyet pse po e zgjedhin të gjithë
22 Mars, 13:28
-
Kryeministri Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina
22 Mars, 12:21
-
Pas asamblesë, Rama thërret krerët e PS në qarqe, ‘blindon’ Tiranën’! Në çdo njësi të kryeqytetit, përgjegjës edhe një drejtues politik qarku apo ministër
22 Mars, 09:03
-
Shqipëria i ndaloi hyrjen pas kritikave ndaj Ramës? Malaj hedh poshtë pretendimet për ministren e Kosovës: Marrëdhëniet mes dy vendeve të forta
21 Mars, 23:28
-
Një ditë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS
21 Mars, 19:12
-
Çfarë ndodhi në Asamble? Rama ironizon Demon: Fjalimi me vonesë, ta falim dehjen 1 vit pas zgjedhjeve! Peleshi: Krerët e organizatave të PS, ‘sekserë’ punësimesh
21 Mars, 16:34
-
Rama i quajti ‘mërgata e qyqeve në Berlin’, Bardhi: Mazhoranca pengesë për integrimin në BE
21 Mars, 14:08
-
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ulim akcizën 20% kur shkon 220 lekë/litër! Në vëmendje kemi më shumë pensionistët
21 Mars, 12:15
-
Asambleja/ Rama ndryshon drejtuesit e 6 qarqeve! Konfirmohet Balluku, ikën Spiropali! Tiranën e merr Balla! Dy ministrat e rinj, Karakaçi në Shkodër e Nufi në Lezhë
21 Mars, 12:08
-
Mozaiku i Tiranës, qendra ku do të ekspozohen mozaikët dhe site arkeologjike nga antikiteti
21 Mars, 08:09