Fillimi i vitit të ri mësimor e ka gjetur edhe këtë vit qarkun e Beratit me probleme, sa i përket gjendjes së godinave të disa shkollave 9-vjeçare e të mesme, sidomos atyre të fshatrave.
 
Sipas kontrolleve të bëra nga Inspektorati Sanitar në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Berat, rezulton se në disa shkolla të mesme të rrethit të Beratit, Skraparit e Kuçovës ka prezencë të lagështirës në ambientet brenda shkollës.
 
Ndërkohë që 15 shkolla 9-vjeçare në qarkun e Beratit vijojnë mësimin ende në godina të amortizuara, kryesisht këto në zonat rurale.
 
Burimet zyrtare nga ky inspektorat bëjnë me dije se gjendja paraqitet krejt ndryshe në kopshte e çerdhe. Gjatë kontrolleve të ushtruara në 3 çerdhet dhe 11 kopshtet e rrethit të Beratit ku ndodhen rreth 650 fëmijë, ka rezultuar se gjendja e sigurisë ushqimore dhe personelit të kualifikuar është brenda standardeve dhe normave të lejuara.
 
Një prej shkollave të shkatërruara është edhe ajo e fshatit Remanicë, ku mungojnë dyert e dritaret dhe ku lagështira është prezente kudo.
 
Po kështu, edhe në disa fshatra të rrethit të Skraparit situata e godinave të shkatërruara dhe lagështirës në shkolla është prezente në disa shkolla 9-vjeçare në zonat rurale.
 
Qarku i Beratit ka sivjet, në këtë vit të ri mësimor 19 500 nxënës, ku 1510 fëmijë në të gjithë qarkun janë regjistruar për herë të parë në klasën e parë.

viti shkollor berat

viti shkollor berat

viti shkollor berat

viti shkollor berat

viti shkollor berat

viti shkollor berat

viti shkollor berat

viti shkollor berat
(Godina e shkollës e amortizuar në Berat)


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com