'Viti i Zadesë', si e sulmuan kompozitorin në vitet ’70, i biri: Shkroi vetëm një arie nga 'Dasma' e Kadaresë, nuk e dinim që survejohej

Është viti i Çesk Zadesë... Në sallën që mban emrin e kompozitorit bashkohen për 60 vjetorin e Fakultetit, ministrja e Kulturës, artistë e akademikë. Lajmi i mirë është çelja e Fondit të Krijimtarisë për të Rinj. Për nxënësin e tij, akademikun Thoma Gaqi, kjo qasje është e duhura, sepse Zadeja edhe si pedagog ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të talenteve të reja...

“E vërteta është që në këto 30 vjet ka pasur goxha probleme. Madje, habitem se si mund të kenë rezistuar muzikantët, muzikantë cilësorë, të cilët kanë dalë pikërisht nga kjo shkollë dhe nga Çesk Zadeja.”

Zadeja, ka qenë sipas Gaqit edhe një pasaportë muzikore për t’u përfaqësuar përballë muzikologëve të huaj.

“Dirigjentët që kanë ardhur në Shqipëri jo vetëm që e kanë vlerësuar dhe luajtur në Shqipëri, por e kanë luajtur edhe në vendet e tyre”

Ndërsa të ardhmen e kësaj krijimtarie në aspektin akademik kompozitori e sheh në rritje.

“Profesori im Çesku thoshte, se madhështia e një kompozitori lidhet me faktin nëse vepra e tij studiohet. Krijimtaria e muzikantëve vërtetë cilësor është e krahasueshme me veprat shkencore. Në këtë kontekst, të ardhme

30 vjet krah tij si nxënës e më pas koleg, Gaqi kujton edhe bisedat e përditshme me të për muzikën bashkëkohore, por edhe sulmet që binin ndesh me krijimtarinë e tij, e cila për absurd nisi të cilësohej në fillmvitet ‘70 si e prapambetur.

“Ata e akuzonin se ky nuk ecte dot me hapin e kohës. E di çfarë bëri profesor Çesku? Shkruajti një sonatë për violinë, që është shumë e famshme. Me ta shkruar, askush nuk mundi të fliste më sepse jo vetëm që ishte i përparuar, por edhe estetikisht ishte një vepër me cilësi jashtëzakonisht të bukur”, shprehet kompozitori Thoma Gaqi.

Survejimi nga Ish-Sigurimi i Shtetit, zbuluar rishtazi në “Dosjen 2b”,ka qenë sipas të birit, artistit Alban Zadeja, një fakt i panjohur për familjarët. Mirëpo fakti që ai stepej të kompozonte opera, sipas të birit mund të jetë i lidhur me këtë mbikëqyrje.

“Jo ne nuk e dinim një fakt të tillë. Mirëpo ai mundohej të ruhej. Ka bërë vetëm një arie nga ‘Dasma’ e Ismail Kadaresë, që ka qenë për tu bërë opera por nuk u arrit.”

Puna kërkimore që akademiku Vaso Tole ka zhvilluar përgjatë një dekade rreth krijimtarisë së Zadesë,  edhe me dorëshkrime e fakte të rralla jetësore do të jenë më afër publikut. Gjatë këtij viti jubilar, pritet që veprat e tij të mbledhë sërish dashamirësit e “babait të muzikës”.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025