Ish-anëtarët e Agjencisë Publike të Akreditimit të Universiteteve thirren si dëshmitarë para Gjykatës së Lartë në lidhje me akreditimin e programeve të universitetit “Vitrina” tashmë i mbyllur.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka pranuar kërkesën e prokurorit, Madrid Kullolli për të thirrur si dëshmitarë këta shtetas në procesin gjyqësorë ndaj ish-ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, për të cilin është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.
Dëshmitë e para e anëtarëve pritet të jepen më 23 nëntor datë në të cilën Gjykata e Lartë caktoi seancën e radhës.
Në listën e personave që do të dëshmojnë janë ish-kreu i kësaj agjencie Bardhyl Musai, Anila Hoda nën kryetarja dhe anëtarët, Gëzim Hadaj, Emil Lamani, Vladimir Nika, Shyqyri Llaci, Edlira Late , Ilir Bozgo.
Siç dhe shihni në këtë faksimile ReportTv ka mundur të sigurojë kopje të vendimit të Agjencisë së Akreditimit të datës 24 qershor 2011 ku sugjerohej ish-ministrit mos hapja e programeve në degët Inxhinieri Elektrike, Mekatronikë, Administrim Publik si dhe Master i Shkencave në Stomatologji.
Por, duke shpërfillur këtë vendim thotë prokuroria ish ministri me urdhrin nr.381 datë 5 gusht 2011 ka vendosur t’i hap këto programe dhe pse vendimi i këshillit ishte për moslejim.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com