Vizion Plus: Tv Klan na vodhi kronikën

Vizion Plus: Tv Klan na vodhi kronikën
Televizioni Vizion Plus ka akuzuar sot për vjedhjen e një kronike Tv Klan. Gazetarët e Vizion Plus kanë bërë një kronikë që tregon se si kolegët e tyre në një media tjetër kanë marrë informacionin, e ndërsa nuk kanë cituar burimin.
 
"Marrja e informacionit nga një media ne një tjetër media është një gjë e zakonshme, dhe kur citohet burimi është për t’u përshëndetur. Por kur Televizion Klan merr një kronike lajmesh dhe i’a shet publikut si informacion te siguruar nëpërmjet burimeve te tij kjo është vjedhje", shkruan Vizion Plus. 

Sipas Vizion Plus, Tv Klan i ka marrë kronikën që ka trasmetuar në orën 15.00 të datës 22 janar. "Kronika, e cila u referohej burimeve te Prokurorisë, shpjegonte se si ishin ndjekur lëvizjet e nipit te ish-diktatorit, Ermal Hoxha. I njëjti informacion serviret ne hapje te edicionit te lajmeve te orës 19 e 30 minuta ne Tv Klan. Ne te dy tekstet nuk ndryshon asnjë presje përveç zërit te gazetarit. Kronika e Vizion Plus mbyllet me përpjekjet e policisë për te gjetur Pranvera Ebeling, gruan qe është e përfshire ne rrjetin e drogës. Ndërsa ne fundin e tekstit te kronikes se Tv Klan janë shtuar edhe dy paragrafë te tjerë si për te humbur gjurmët", shkruan Vizion Plus.


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar