Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një statusi në Twitter ka komentuar vizitën e të dërguarit special të SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar në Tiranë. Kim shprehet se Escobar përcolli mesazhe të qarta se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe anëtarësimin në bashkimin Europian. Sakaq, Kim shkruan se pret me padurim forcimin e marrëdhënieve, rritjen e bashkëpunimit të mbrojtjes si aleatë të NATO-s.
“Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për Shqipërinë anëtarësimin në BE. Ai nënvizoi fokusin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Ne presim me padurim forcimin e marrëdhënieve: rritjen e bashkëpunimit tonë të mbrojtjes si aleatë të #NATO-s ; krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022” shkruan Kim në Twitter.
I dërguari special i SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, vizitoi dje Tiranën ku takoi kreun e PD, Lulzim Basha, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe në fund kryeministrin Edi Rama, ndërsa nuk pati në agjendë një takim të planifikuar me Presidentin Ilir Meta. Kjo vizitë e Escobar në Tiranë është një tjetër 'grusht' i madh amerikan në fytyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përpjekjet e tij për të rimarrë PD-në.
Vizita e Escobar në Tiranë, ishte vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
Duket si një mesazh i drejtëpërdrejtë ndaj Berishës nga ambasada e SHBA në këtë javë vendimtare të luftës së tij, jo vetëm kundër Lulzim Bashës, por edhe vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto ditë janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike. Kujtojmë se zgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike do të bëntë forcën më të madhe opozitare në vend 'non grata' në SHBA, sipas një deklarate të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Duke ndjekur zhvillimet kronologjike qe SHBA-te "imponojne" ne vendin tone, si ekspert i politikes se jashtme shpreh neverine time totale ndaj ktij uzurpimi qe SHBA po vendos ne Shqiperi. Cudia ose me mire idjotsia qe po shprehet eshte ajo e mbeshtetjes se Shqiperise mbi antaresimin ne BE!!! Totalisht nonsens sepse SHBA ska te drejten e asnje vendim marrjeje apo mbeshtetjeje apo sugjerimi ndaj BE per antaresim te vendeve perreth Europes. Pra kujt i duhet kjo politike mashtrimi dhe ne te njejten kohe uzurpuese?? Te njeten skeme SHBA-te me zyrtare te dyshimte u munduan te benin dhe me Kroacine por politika e Kroacise i vuri kufirin tek pragu politikes hundfutese te Amerikes sepse e para nuk sjell asnje perfitim ekonomik dhe e dyta shkakton imponim te interesave amerikane ne vende jashte konfederates. Pra pse ne duhet te perulemi ndaj nje politike qe kudo ku ka futur kthetrat ka sjelle vetem trazira dhe intriga. Fundja ne nuk jemi shtet me rrezik lufte dhe nese qofte ashtu jemi anetare te NATOS. Ne na nevojiten politika zhvilluese dhe mbeshtetese nga BE dhe jo nga SHBA-te. Uroj qe heret a vone te dale dikush dhe te kerkoje llogari pse nje ambasadore na fut hundet ne cdo vend dhe pse nje shtet pertej oqeanit kerkon me cdo kusht kontrollin ne politike dhe vendim marrjen e Shqiperise
Përgjigju