Vizita e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Mbretërinë e Arabisë Saudite është pasqyruar gjerësisht nga mediat e këtij vendi. 

Takimi i Kodhelit me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud ka pasur jehonë në mediat saudite dhe më gjërë.

Gazetat kryesore në vend kanë pasqyruar në faqet e para vizitën e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe takimet e zhvilluara me zyrtarët e lartë sauditë.

Vizita e ministres Kodheli dhe takimet me zv/princin e Kurorës kanë zënë dhe hapësirën më të madhe të lajmeve në portalet kryesore në vendet arabike, ku komentuesit kanë “vërshuar” me komente, numrin më të madh prej të cilëve e zinin komentet e femrave të Arabisë Saudite. 

kodheli ne arabi
kodheli ne arabi
kodheli ne arabi
(Pasqyrimi i vizitës së Kodhelit në mediat arabe)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com