TIRANE- Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro ka ndjekur nga afër punimet për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza” në kryeqytet. Sipas ministres Kumbaro projekti për rehabilitimin e sheshit dhe të restaurimit të Muzeut Kombëtar, i cili po realizohet në pritje të vizitës së Papa Franceskut në vendin tonë, kap një vlerë prej 1 milion dollarë. Ndërkaq për rehabilitimin e shatërvanit në këtë shesh punimet do të realizohen nga fondi i bashkisë së Tiranës. Ndërkaq ministrja Kumbaro sjell edhe detaje të reja lidhur me vizitën e Papës në vendin tonë.
“Do të restaurohen shkallët e të gjitha godinave përreth sheshit. Jemi duke punuar në mënyrë për shkak se koha nuk premton. Papa do të vijë me rreth 70 gazetarë me avionin e tij. Por pritet të vijnë në Shqipëri rreth 1000 gazetarë nga vende të ndryshme. Ndërkaq po restaurohet edhe muzeu kombëtar.
Kjo është një ngjarje e madhe, që e ve Shqipërinë në qendër të opinionit publik ndërkombëtar. Pallati i kongreseve do të përdoret për gazetarët.
Projekti që po realizohet ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit. Sheshi “Nënë Tereza” është pjesë e trashëgimisë kulturore, dhe ky është një projekt rehabilitimi i sheshit.
1 mln dollarë është fondi për restaurimin e sheshit dhe muzeut. Ndërsa për rehabilitimin e shatërvanit realizohet me fondet e baskisë”, tha ministrja Kumbaro.
Në kuadër të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, ministrja Kumbaro tha se do të ketë aktivitete në të gjithë vendin.
“Nuk do jetë protokoll i një ditë, por një ngjarje me rëndësi. Do ketë dy dimensione të tjera hapësinor dhe kohor. Pra do të ketë një javë kulturore në pritje të vizitës së papës në të gjithë vendin. Ndërkohë pritet edhe një numër shumë i madh pelegrinësh”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO