Përmes rrjetit social Rama ka shpërndarë edhe disa foto të këtyre punimeve të shoqëruar bashkë me një status ku vizita e Papa Françeskut vlerësohet si historike.
“Një vizitë kuptimplotë për shqiptarët, rajonin tonë dhe Europën natyrisht, ku Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes së mbarë botës për disa orë”-shkruan ndër të tjera Rama duke shtuar gjithashtu 200 gazetarë të huaj dhe televizionet e mbarë botës do ta ndjekin këtë vizitë.
Rama nuk ka anashkaluar pa përmendur edhe harmoninë fetare, ku të krishterë e muslimanë jetojnë në paqe, pasi kanë kaluar përmes ferrit komunist dhe bashkërisht përpiqen si europianë t'i bashkohen Familjes Europiane me të drejta të plota.
Këshilli I Ministrave ka akorduar një fond prej 56.376.734 lekësh, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për pastrimin e fasadave të godinave rreth sheshit "Nënë Tereza", prishjen dhe transportin e mbetjeve të ndërtimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)