Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos

Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos

Foto ilustruese

TIRANË - Burime bëjnë me dije se Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e seancës për ditë tjetër, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.

Ditën e nesërme Tiranën do e vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë pranë parlamentit. Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare.

Sakaq, për ditën e nesërme ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që po tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara. 

Sipas njoftimit të Kuvendit thjesht thuhet shtyrja e seancës për datën 17 tetor.

'Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.'

 Ndërkohë disa prej deputetëve të mazhorancës, së bashku me kryeministrin dhe ministrat do të jenë në pritjen e presidentit turk Erdogan. 

 

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaha: 10/10/2024 05:47

    I shkreti ti P

    Përgjigju
  • Nebi: 09/10/2024 23:09

    Vendet si Turqia,qe jane nder me tolerantet e shteteve aziatike sado mike,perhere do jene pengese per endrren Europiane te Shqiptareve. Zoteria te doje Turqit e tij me shume se Shqiptaret.Pretendon se i ka pike ne zemer. Vetem ne diktature si ajo e Enver Hoxhes mund te shtohet numri i popullsise, me kete sistem qe eshte formuar gjithmone e me pak Shqiptare do jene ne token e Shqipes. Ne nje forme a tjeter ata do zgjedhin europen.

    Përgjigju
  • Partia: 09/10/2024 22:39

    Frikacakë dhe lëpirës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro