Vizita e Ramës në Britaninë e Madhe, Partia e Lirisë: Duhet të ulte kokën dhe t'u kërkonte ndjesë gjithë të rinjve që i detyroi të ikin me gomone

Vizita e Ramës në Britaninë e Madhe, Partia e Lirisë: Duhet të ulte kokën dhe t'u kërkonte ndjesë gjithë të rinjve që i detyroi të ikin me gomone

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe dhe takimi i tij me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, është komentuar edhe nga opozita.

Së fundmi, sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nëpërmjet një postimi në facebook, akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor të shpopullimit të vendit. Ai tha se Rama duhet të ulte kokën dhe të kërkonte ndjesë ndaj prindërve të të rinjve që kanë kaluar kanalin ‘La Mansh; me gomone.

“Sot në Britaninë e Madhe, Edi Rama duhet të ulte kokën dhe t'u kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve, që i detyroi të iknin dhe të rrezikonin jetën duke kaluar La Manshin me gomone. Sot ai duhet t'u kërkonte ndjesë prindërve, që me politikat e tij kundër të rinjve, i ndau nga fëmijët e tyre. Edi Rama dhe Qeveria e tij janë shkaktarët kryesorë të humbjes së perspektivës të të rinjve sepse nuk u ka krijuar asnjë mundësi reale për të jetuar në Shqipëri, për t’u punësuar dhe kualifikuar, për t’u ndjerë të sigurt dhe për të krijuar edhe familjet e reja këtu”-shkruan Blushi.

Mes të tjerash, ai tha se politikat e ndjekura nga qeveria janë shkaktarët për humbjen e shpresës së të rinjve dduke shtuar se shqiptarët mbajnë vendin e parë në botë për numrin e azilantëve të paligjshëm duke tejkaluar edhe vende që janë aktualisht në luftë dhe konflikte civile.

“Edi Rama është përgjegjës për shpopullimin dramatik të Shqipërisë! Asnjë vend tjetër europian nuk ekziston në 10 vendet e para të botes për kërkim azili të paligjshëm. Fatkeqësisht, vetëm për faj të Edi Ramës, këtij shpresëvrasësi të të rinjve shqiptarë, Shqipëria është vendi i parë në botë për numrin e azilantëve të paligjshëm duke lënë pas vetëm vende, që janë në konflikte civile dhe luftëra!”- përfundon Blushi.

Vizita e Ramës në Britaninë e Madhe ditën e sotme është e para zyrtare e një kryeministri shqiptar. Ndërsa gjatë takimit me Sunak, u bë me dije se në fokus ka qenë tema e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar si dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Tabaku kritika për komentet e ministres britanike mbi shqiptarët: Jam ndjerë e kërcënuar! Problemi duhet trajtuar nga të dyja palët

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë një lidhje ‘skype’ me një prej mediave angleze, ka deklaruar se është ndjerë e kërcënuar nga komentet e bëra muaj më parë nga ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman lidhur me shqiptarët.

Ajo tha se Shqipëria dhe Britania e Madhe duhet të trajtojnë së bashku largimin e shqiptarëve. Ndërsa shtoi se edhe politikanët shqiptarë duhet të trajtojnë problemin nga brenda dhe jo t’i lënë fajin Mbretërisë së Bashkuar.

“Kam studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shqiptare jam ndjerë shumë e kërcënuar nga komentet e saj. Si politikane, më vinte keq që komuniteti i mahnitshëm shqiptar po veçohej, sulmohej dhe ngacmohej vetëm sepse kishte një problem. Ne duhet të pranojmë se ka një problem që duhet trajtuar nga të dyja palët. Ka një problem në Britaninë e Madhe me sistemin që ekziston atje, por edhe në Shqipëri ka një problem sepse njerëzit po ikin. Rritja e shkallës së largimit të njerëzve, duhet të na bëjë ne politikanët në Shqipëri të kuptojmë se duhet trajtuar nga brenda dhe jo vetëm ta lëmë fajin në anën e Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh Tabaku, shkruan media britanike.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nani: 24/03/2023 08:42

    Analiza e gazetarit eshte perfekte

    Përgjigju
  • Linda: 24/03/2023 08:25

    Βlushi mire do bej te shkoj te lexoj mire ligjet dhe kulturat e emigracionit te cdo vendi para se te dali dhe te flasi si kodra mbas bregut.Per zonjen Tabaku koha ka vertetuar se ska bere as minimunmin per polituken ne vend.Kryetari i integrimit duhet te kete tjeter kultur politike nga kjo zonje qe ka perkrahur qe nga fillimi deri ne fund veprimet e turpshme ne parlamet te birbilave e te sharjeve qe nga Bardhi ,Acka,Kryemadhi,Noka e Spaho!

    Përgjigju
  • Turi: 23/03/2023 23:31

    Ja dhe arush dudushi i Like mavrise doli te lexoje fjalimin e Mona sharabajges.

    Përgjigju
  • Presume: 23/03/2023 22:37

    Besoj Tabaku meriton postin për kryetar partie dhe President në të ardhmen ! Një figure e denjë!

    Përgjigju
  • Drejtesia popullore: 23/03/2023 20:38

    Tabaku, kush eshtekjo? Ka pothuaj 5 vjet qe kjo dhe Lyli flasin e propagandojne kunder Shqiperise. Apo pse i dha nje kocke Rama, kryetare e Komisionit te Integrimit, tani kujtohet te thote jam ndjere e kercenuar. Kjo qe ka nje jave ne Europe dhe na paraqet integrimin e arritur me shume pune e mund si veper te saj. Kjo qe genjen haptas qe Qeveria ka vjedhur 450 milion euro, ne nje kohe qe kish paguar vetem 46 milion. Ky eshte koeficienti i saj, 10 here. Imagjino te drejtoje kjo. Sa per Blushin, vete Partia Lirise ka larguar femijet e Metajt ne Angli, apo ata nuk quhen se i paguan i ati me parate e vjedhura. Ik, more qelbesire e idiot, shko te Mali me Gropa.

    Përgjigju
  • Xoni: 23/03/2023 20:06

    Po ja pse nuk e gjen zgjidhjen e levizjes se lire kjo balona Tabake qe n’a ben si e mencur.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 23/03/2023 20:00

    Zoterinj te P... Te Lirise.Edi Rama nuk Ka detyruar askend te largohet.Levizja e lire ,si e drejte e njeriut,lindi nga Ju qe ne 1990.Mos doni te thoni qe Enverit e kishte mire qe i mbante kufijte mbyllue?Apo shkaterrim e vendeve te punes,Pra te industriale dhe bujqesise doni tia lini ne dere Edit?Kerkoni te Burri i Lirise k ti pergjegjesi

    Përgjigju
  • Turi: 23/03/2023 19:57

    Po mor po likja mendon per te rinjte me ben qimen perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Lufta Izrael - Hamas/ Media: Pesë të vdekur në bastisjen në kampin e refugjatëve

Lufta Izrael - Hamas/ Media: Pesë të vdekur në bastisjen në kampin e refugjatëve